Pritje madhështore në Lisbonë për kampionët e Europianit

Heronjtë portugezë të Euro 2016 kanë vijuar festën e trofeut të parë ndërkombëtar të fituar edhe ditën e hënë, kur janë kthyer në Lisbonë pas asaj fitore dramatike 1-0 në kohën shtesë ndaj Francës. Portugezët arritën të fitonin ndaj ekipit organizator pas një goditje nga jashtë zone e Eder, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 79’, duke zëvendësuar Renato Sanches, duke shënuar edhe golin e vetëm të ndeshjes pas 120 minutash tension.
Për ekipin e drejtuar nga Fernando Santos është organizuar edhe një pritje madhështore, duke nisur nga momenti i uljes së avionit ku në ajër janë “përplasur” ujë me dy ngjyrat e flamurit portugez, duke krijuar një skenë spektakolare. Pas mbërritjes në Lisbonë, Ronaldo dhe pjesa tjetër e ekipit kanë lëvizur drejt qendrës së qytetit me autobusë të hapur, duke nisur edhe një festë e cila nuk ka shenja se do të përfundojë.

Exit mobile version