Privatizimi i ish-fabrikës ‘Buka’, SPAK mbyll hetimet Arben Ahmetajn, dërgon dosjen në GJKKO! Dëmi i shkaktuar deri në 7 mld lekë

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet duke çuar në GJKKO dosjen në ngarkim të Arben Ahmetajt lidhur me privatizimin e ish-furrës së bukës. Ndaj Ahmetajt është ngritur akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në vlerë dëmi rreth 7 miliard lekë, teksa ish-numri dy i qeverisë ndodhet prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për inceneratorin e Elbasanit dhe pasurinë e pajistifikuar.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=54&loc=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fprivatizimi i ishfabrikes buka spak mbyll hetimet per arben ahmetajn dergon dojsjen ne gjkko&referer=https%3A%2F%2Fshqiptarja

Prokuroria e Posaçme vijon hetimin për 7 persona të tjerë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ndaj biznesmenit Lirim Fezollari, i cili sipas SPAK, edhe përfitoi nga privatizimi në kohën kur Ahmetaj ishte ministër i Financave. Por vetëm këtij të fundit i është komunikuar akuza përmes avokatit të tij.

Dyshohet se mes Ahmetajt dhe biznesmenit ka pasur marëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a”. e ndodhur në një nga pikat më të lakmuara të Tiranës. Lidhur me këtë procedurë paraardhësi i Ahmetajt Shkëlqim Cani e kishte refuzuar, teksa ky i fundit është pyetur nga SPAK lidhur me këtë çështje muaj më parë. Prona prej mijëra metrash katror i është njohur prej vitit 1994 nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit, familjes Myderzi.lg.php?bannerid=312&campaignid=114&zoneid=45&loc=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Fprivatizimi i ishfabrikes buka spak mbyll hetimet per arben ahmetajn dergon dojsjen ne gjkko&referer=https%3A%2F%2Fshqiptarja

Por përmes një procedure ankandi të hapur në 2014 dhe që kanë vijuar më pas ankande e procedura të tjera deri në 2022, përfitues i aksioneve shtetërore të kompanisë është bërë biznesmeni Lirim Fezollari. Ish-zv.kryeministri, ndodhet në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dy procedimeve të mëparshme të bashkuar në një të vetëm, për “Fshehje të pasurisë”,  “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”. Atij i janë sekuestruar disa pasuri dhe prona dhe një pjesë e tyre dyshohet të jenë vënë falë marrëdhënies me pronarët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri që ndodhen po ashtu në kërkim.

Artikulli paraprakNga Taulanda Jupi: Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë vëmendje reale jo propagandë, meritojnë kujdes, mbrojtje, meritojnë të kenë ëndrra dhe aspirata të tjera që shkojnë përtej të drejtës themelore për të jetuar dhe sigurisë së saj
Artikulli tjetërBamir Topi: Çfarë më zbuloi Ramiz Alia për caktimin e elitës së vitit ’90-të