Pas të gjitha përgatitjeve të cilat i ka bërë Komuna e Prizrenit për realizimin e projektit për dekorimin e qytetit, gjatë procedurave tenderuese operatorët ekonomikë kanë bërë gabime të patejkalueshme ligjore dhe rrjedhimisht Komuna është obliguar që ta bëjë anulimin e tenderit.
Këtë vit nuk do të ketë dekorim të tenderuar nga Komuna e Prizrenit dhe mjetet të cilët janë paraparë nga ky kod buxhetor do të përdoren për shpenzimet të cilat i kanë dalur të paplanifikuara Komunës së Prizrenit, për shkak të strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Komuna e Prizrenit do ta bëjë dekorimin e qytetit në bashkëpunim me bizneset të cilat operojnë në Prizren. Ndërsa Prizreni, tetorva dhe shumë qytete të tjera nuk janë dekoruar për festat e funvitit e kundërta ka nodhur me Tiranën.
Bashkia ka shpoenzuar më shumë se të gjitha vitet e kaluara për të krijuar një realitet dritash krejt të ndryshëm nga realiteti që po përjetojnë sot shqiptartë dhe veçanërisht të prekurit nga tërmeti.
Në vend që këto para të shkonin për këta të prekur nga tërmeqti sikurse po bëjnë shumë qytete të tjera në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, to po shkojnë për luks dhe vjedhje përmes këtyre tenderave që po bëhen.