Probleme me avionin, Milani udhëton sot drejt Katarit

Rrugëtimi i Milanit drejt Katarit ku do të luajë Superkupën e Italisë ndaj Juventusit nuk ka nisur ashtu siç duhet, ose më saktësisht, është shtyrë për nesër. Ekipi italian duhej të udhëtonte sot drejt Dohas, por problemet me avionin kanë bërë që ky udhëtim të shtyhet dhe të shkurtojë në vetëm një ditë e gjysmë kohën e përgatitjes së skuadrës për ndeshjen në fjalë.
Sipas Ligës së Serisë A, që organizon aktivitetin, avioni çarter pritej të vinte nga Londra, por një problem teknik kishte shtyrë nisjen e tij drejt Italisë për të marrë kuqezinjtë. Duke llogaritur se kjo vonesë do të shtynte ndjeshëm edhe udhëtimin e skuadrës nga Milano, duke bërë që ajo të mbërrinte në mesnatë në Katar, është vendosur që ekipi të udhëtojë nesër.
Montela kishte zhvilluar një seancë përgatitore gjatë ditës së sotme, duke provuar formacionin bazë për ndeshjen ndaj bardhezinjve, ku sipas të gjitha gjasave do të luajë nga minuta e parë Baka dhe jo Lapadula, ndërsa Bonaventura është preferuar para Niang.

Artikulli paraprakIbrahimoviç: Ndihem si 20-vjeçar
Artikulli tjetërSantosi kërkon Totin