Probleme me rrugët e frymëmarrjes, diarre e zgjebe, OBSH ndan shifra për sëmundjet e përhapura në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë shifra që përshkruajnë sëmundjen e përhapur që ka kapluar Gazën si rezultat i zhvendosjes masive dhe mungesës së aksesit në kujdesin apo furnizimet mjekësore efektive.

Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ai dhe kolegët e tij “mbeten shumë të shqetësuar për kërcënimin në rritje të sëmundjeve infektive”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1084&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

Ai tha se, që nga mesi i tetorit deri në gjysmën e dhjetorit, OBSH kishte vënë në dukje:

-Gati 180,000 njerëz që vuajnë nga infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes;

-136.400 raste të diarresë – gjysma e tyre tek fëmijët e moshës nën pesë vjeç;

-55.400 raste me morra dhe zgjebe;

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=1015&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com

-5.330 raste të lisë së dhenve;

-42,700 raste të skuqjes së lëkurës, duke përfshirë 4,722 raste të impetigos;

⁠-4683 raste të Sindromës Akute të Verdhës;

-126 raste të meningjitit,

OBSH dhe agjenci të tjera kanë thënë se shumë spitale, veçanërisht në veri të Gazës, kanë pushuar së funksionuari për shkak të mbipopullimit masiv, mungesës së furnizimeve dhe stafit dhe operacioneve ushtarake izraelite.

Artikulli paraprakNew York Times padit OpenAI dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit
Artikulli tjetërShenjat që tregojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj. Ja faktorët që ndikojnë në mbrojtjen e trupit