Problemet e marrëveshjes Rama-Meloni me ligjet e BE-së

Catherine Woollard, drejtorje Ekzekutive e Këshillit Europian për Refugjatët dhe të Mërguarit shpjegon për DW, problemet ligjore të marrëveshjes Rama-Meloni për ngritjen e qendrave pritëse për refugjatët në Shqipëri.

Këshilli Europian për refugjatët dhe mërgimtarët,(ECRE -European Council on Refugees and Exiles) me qendër në Bruksel, ka shprehur rezerva lidhur me një sërë ҫështjesh që paraqesin nenet e marrëveshjes Rama-Meloni. Ky protokoll parashikon ngritjen e dy qendrave pritëse në Shqipëri për refugjatët nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme që kapen në det, para se të shkelin tokën italiane.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë vendosi (13.12.2023) ta pezullojë ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Parlament. Dy fraksionet kundërshtare të PD, më të madhes në opozitë në Shqipëri, u bashkuan bashkuan duke e çuar marrëveshjen Rama-Meloni në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së saj.

Woollard.

A ka shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit?

Devijimi i operacioneve të kërkim- shpëtimit drejt Shqipërisë lë hapësira për shkelje të Ligjit Ndërkombëtar të Detit.

“Sipas këtij ligji ekziston detyra  që njerëzit e shpëtuar të transportohen dhe zbarkohen në një vend të sigurt. Nuk është e qartë nëse Shqipëria është një vend i sigurtë, për shembull, për viktimat e trafikimit, që  ka shumë mes atyre që shpëtohen në Detin Mesdhe. Nuk është e qartë gjithashtu që transporti i tyre në Shqipëri për të qenë të paraburgosur do të thotë të jenë në një vend të sigurtë. Ndërkohë që sipas Konventës së Kërkim-Shpëtimit, njërëzit duhet të transporohen në vendin më të afërt të sigurtë” thotë për DW, Catherinë Woollard.

A ka sfida lidhur me legjislacionin kombëtar të Shqipërisë?

“Dy fraksionet e PD, pretendojnë që marrëveshja Rama-Meloni është arritur “në mungesë të plotë të transparencës, në mosrespektim të procedurës së negociimit dhe nënshkrimit. Ajo është një marrëveshje që prek territorin e Shqipërisë dhe të drejtat themelore, dhe si e tillë  kërkon autorizimin e Presidentit të Republikës.”

Sipas Qeverisë së Shqipërisë,protokolli në fjalë synon forcimin e bashkëpunimit dypalësh për menaxhimin e flukseve migratore nga vendet e treta, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe atë evropiane. Autoritetet shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të refugjatëve të strehuar në strukturat që do ndërtohen për të kryer vetëm procedurat kufitare apo ato të riatdhesimit.

Edhe pse Këshilli i Ministave të qeverisë Rama e ka miratuar marrëveshjen Rama-Meloni, fatin e saj do ta përcaktojë Gjykata Kushtetuese në 18 janar 2024.

DW

Exit mobile version