Problemet në Ukrainë, UEFA e dërgon ndeshjen në “Elbasan Arena”

UEFA ka vendosur që ndeshja mes Ukrainës dhe Kroacisë për femra të luhet në “Elbasan Arena”. Ky takim që vlen për Ligën e Kombeve do të pritet më 25 shkurt, ora 18:00. Ky ndryshim ka të bëjë me problemet aktuale në Ukrainë.

 

Njoftimi i FSHF-së:

Për shkak të situatës së pazakontë në Ukrainë, UEFA ka vendosur që ndeshja Ukrainë – Kroaci, e vlefshme për Grupin B4 të Nations League për vajza, të luhet në Shqipëri.

FSHF do të organizojë dhe mirëpresë këtë sfidë më 25 shkurt, në ora 18:00, në stadiumin ‘Elbasan Arena’.

Skuadrat do të përgatiten dhe do të zhvillojnë stërvitjet e tyre zyrtare në vendin tonë sipas protokollit të UEFA-s.

Kujtojmë se Ukraina dhe Kroacia janë pjesë e Grupit B4, ku ndodhet edhe Shqipëria dhe Çekia.

Ukraine vs Kroaci 01 scaled

Exit mobile version