Mbreti nuk do të kryejë angazhime mbretërore për një muaj pasi ai shërohet nga operacioni në spital, sipas Sky News.
Mbreti iu nënshtrua një procedure për zmadhimin e prostatës të premten në Klinikën e Londrës dhe ndodhet ende në spital. Ai do të jetë i disponueshëm për çështjet shtetërore ndërsa është në spital.
Mbreti i kishte kryer detyrat e fundit privatisht të enjten, përpara se të mbërrinte në Londër nga Norfolk për t’u përgatitur për ndërhyrjen.
Monarku, i cili hyri mori fronin vetëm 16 muaj më parë, iu desh të anulonte angazhimet përpara operacionit pasi mjekët e kërkuan që të pushonte, megjithëse natyra e saktë e trajtimit të tij nuk dihet