Problemi 104 milionë euro i Jose Mourinhos

Kjo nuk ishte ndeshja brenda me Huddersfield. Nuk ishte një nga ato ndeshje në Old Trafford ku mund të parashikohet fitorja dhe Paul Pogba mund të çlodhet në stol, siç bëri në fillim të muajit.
Kjo ishte ndeshja e parë e 1/8-ve të Champions League ndaj Sevilla-s në Spanjë. Paraqitja e parë e United në këtë fazë të kompeticionit pas katër viteve dhe ishte një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Kështu që kur u konfirmua se Pogba do ta niste nga stoli ndeshjen në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, dhe i riu Scott McTomonay do të ishte në vend të tij, Mourinho e dinte shumë mirë mesazhin që do të përcillte drejt publikut.
Blerja 104 milionë euro e United është lënë jashtë ekipit nga një lojtar i akademisë që kreu vetëm ndeshjen e dytë në këtë kompeticoin. Pogba u fut eventualisht në minutën e 17-të pas dëmtimit të Herrera-s, por nuk ishte një eksperiencë e bukur për francezin.
Nuk ka qenë një muaj i lehtë për Pogba. I lënë në stol dy herë, i zëvendësuar dy herë, ai është jashtë forme dhe mesa duket është trazuar nga ardhja e Alexis Sanchez. Në një pikë gjatë ndeshjes, ata u duken sikur u përfshinë në një debat të nxehtë përpara se të sqaroheshin.

Mos vallë Pogba është bërë më i madh sesa duhet në Old Trafford? Është kjo mënyra e Mourinho-s për të bërë ligjin? Apo është duke e ndëshkuar një nga lojtarët më të shtrenjtë të historisë për shkak se i mungon disiplina dhe diligjenca që sjellin lojtarët si McTominay?

Exit mobile version