Procedimi i 25 studentëve, reagon Basha: Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të policisë se janë proceduar penalisht 25 persona që morën pjesë në protestën studentore.
“Ky shtet po degradon përditë në një regjim hajdut dhe shtypës në duar të krimit, por që do të shembet përpara vullnetit të njerëzve”, thotë Basha.
Kreu i PD-së thotë se, edhe pse janë kapur duke vjedhur 30 milionë euro “as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht”.
“Kapen duke vjedhur dhe pastruar 30 milionë euro, por as hajduti psiqik dhe asnjë nga vartësit e tij nuk është duke u hetuar penalisht. Ngritën zërin kundër qeverisë, të drejtë të cilën ja u ka dhënë Zoti dhe Kushtetuta dhe ka filluar procedimi penal për 25 qytetarë të lirë”, shkruan Basha në Twitter.

48272824 787632088236622 5056618684395552768 n

Artikulli paraprakFlet studentja që i hodhi salcën Nikollës: Qeveria është në krizë, po tentojnë të na përçajnë!
Artikulli tjetërRrjeti masakron televizionin që kepërdoret nga Rama: “Turp Channel”