Proces politik, Ina e Ramës do të hetojë Adriatik Llallën

Ish-kamikazja e Ramës në krye të Prokurorisë do të hetojë pasardhësin e saj, Adriatik Llalla. Që në këtë moment besueshmëria e procesit është zero dhe mund të thuhet se kemi të bëjmë me një trupë anëtarësh ku të paktën njëri prej tyre e provon se kemi të bëjmë me hetim politik.
Pas pezullimit të procesit të Vettingut për ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla janë mësuar dhe emrat që bëjnë pjesë në grupin që do shqyrtojë këtë vendim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu Vettingun për Llallën, por Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka marrë përsipër të shqyrtojë vendimin e KPK-së, duke ngritur një komision që kryesohet nga gjyqtari Sokol Çomo, dhe relatorë Luan Daçin, Ina Ramën, Albana Shtyllën dhe Ardian Hajdarin.
Ish-kryeprokurorja Ina Rama, tashmë pjesë e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ishte parardhësja e Llallës në organin e akuzës.

Artikulli paraprakKonflikti Kosovë-Serbi, katër skenarë të mundshëm
Artikulli tjetërTrump sulmon ish kreun e FBI: Mashtrues, duhet të ndiqet penalisht, gënjeu nën betim