Procesi i Shqipërisë në NATO, Basha: Presidenti Bush ka qenë faktori kryesor që mundësoi anëtarësimin

I ftuar në Podcastin me gazetarin Ermal Peçi dhe pedagogun Marsid Gupi, kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për rolin kryesor të Presidentit Bush në atë proces.

“Presidenti Bush ka qenë faktor që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, padiskutim. Le të themi Amerika në tërrësi, por presidenti Bush më shumë sesa thjesht lideri i Amerikës. Që ishte si të them më shumë një interes personal për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.” – u shpreh Basha.

Më poshtë pjesë nga biseda:

Kur ishte procesi i anëtarësimit në NATO, dita s’ka qenë shumë në ministri seç ka qenë në ajër në takime në kryeqytete të ndryshme. Si rregull, ministrat e vendeve të vogla janë gjithmonë në ajër se janë ata që duhet të shkojnë për vizitë. Sigurisht ka dhe vizitorë që vijnë dhe të nderojnë. Dyfish më shumë në atë periudhë, se siç e the, u ndërthurën dy, madje tre ngjarje të rëndësishme, procesi i anëtarësimit në NATO, procesi i pavarësimit të Kosovës megjithë koklavitjet e veta derisa u finalizua me sukses. Po paralelishtndonëse me të njëjtën bujë si këto të dyja, ecte përpara edhe procesi i integrimit europian me të dy komponentët. Komponenti i hartës së rrugës domethënë për të përmbushur kriteret për t’u bërë anëtarë, për të marrë statusin e vendit kandidat dhe dialogu për heqjen e vizave. Pra, mund të imagjinosh ishte një agjendë e plotë falë Zotit, se dua të them dhe këtë se jemi në një agjendë të lirdhme këtu, përndryshe nëse nuk ka një agjendë të tillë, puna e një ministri të jashtëm të një vendi të vogël është puna më e mërzitshme e çdo anëtari të kabinetit. Se pastaj reduktohet në dreka, darka, pritje, përcjelje. Por realisht unë, kabineti, stafi im, gjithë ministria e jashtme nuk kishim kohë të merrnim frymë dhe e them këtë në kuptimin pozitiv të fjalës.

Presidenti Bush ka qenë faktor që mundësoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, padiskutim. Le të themi Amerika në tërrësi, por presidenti Bush më shumë sesa thjesht lideri i Amerikës. Që ishte si të them më shumë një interes personal për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe këtu dua të them diçka se po flisnim për komunikimin e drejtpërdrejtë. Takimi i parë me përfaqësuesen e SHBA-së në Bruksel, ambasadoren e SHBA-së në NATO. Takimi i parë ishte, dita ime e 5 apo e 6 pas betimit si ministër i jashtëm. Sa u ulëm në takim më thotë, po të bëhët sot vota në Këshillin e Atlantikut të Veriut, merrni një gjysmë vote. I thash unë nuk e dija që votat ndaheshin përgjysmë. Nuk ndahen më tha, po e them në mënyrë figurative, vota ime e simpatisë, e mbështetjes, e dëshirës për ta parë Shqipërinë në NATO, po përndryshe të gjithë vendet e tjera nuk i keni pro, sepse keni shumë punë për të bërë. Domethene ishte fjalia e katërt ose e pestë pas prezntimit e drejtëpërdrejtë. Pa u përpjekur fare ta ëmbëlsonte lajmin jo të mirë. Bëhet fjalë për majin e 2007-ës. Kuptohet që ishte një farë ankthi, jo paniku, si me thënë një stimul që kësaj duhet t’i futeni me kokë, sepse samiti i Bukureshtit ishte më pak se një vit nga ky moment, ishte në prill të 2008-ës. Iu futëm punës, me kompleksitetet e veta, me shumë kundërshti, siç më paralajmëruan amerikanët. Por kur po i afroheshim finishit, ndërkohë që kishte akoma përpjekje për të na futur shkopinj nën rota. Njerëz që nuk e donin, Shqipëria nuk është gati. Kroacia është gati, Shqipëria nuk është gati, madje edhe Maqedonia nuk është gati, por Shqipëria nuk është gati. Në këtë moment lidershipi amerikan doli hapur, doli mbi sipërfaqe. E mbaj mend që nga njëra anë “hë se këta shqiptarët s’janë gati, nga ana tjetër e njëjta përfaqësuese e SHBA-së më thoshte, isha me presidentin po shkonim më duket në Afganistan, isha në avionin presidencial Air Force One dhe më pyeti: “si i kam shqiptarët e mi”. “Si i kam shqiptarët e mi”, shumë domethënëse.

Exit mobile version