Profesori Përparim Kabo ka kërkuar ndjesë, pasi i kërkoi ish-deputetit Tritan Shehu që të shkojë e të dalë vetë në vijë të parë në luftën ndaj Covid-19, në vend që të kritikojë mjekët që janë nisur drejt Italisë. Në një tjetër status në rrjetet sociale, Kabo shkruan se është shprehur gabim dhe kërkon ndjesë publikisht.
Këtë reagim të profesor Kabos e ka përcjellë edhe vetë Shehu në një status në prifilin e tij në Facebook, ku shton se profesori i ka tranformuar fjalët. Shehu e quan Kabon një dështak që mundohet të bëjë karrierë me shpifje.
“Nje komunikim ndaj nje grupi “papagaje”, te cilet nuk e meritojne tu drejtohem! Qe mbreme konstatoj se nga disa deshtake, qe duan te behen protagoniste apo te bejne “kariere” mbi shpifje a amplifikim te tyre, ka filluar nje fushate e dirigjuar genjeshtrash e mashtrimesh ndaj meje. Behet fjale per nje trasformim monstruoz per cfare une kam publikuar si homazh per 30 misionaret shqiptare, qe vullnetarisht kane shkuar ne Italine mike.
Cuditerisht e filloi kete spekullim Z.Perparim Kabo, por qe realisht shpejt e kuptoi cfare po bente, duke u terhequr e publikuar nje ndjese publike ndaj meje. Sot ve re se kjo specie servilesh e genjeshtaresh vazhdon ta perdore ate per te cilen Perparimi me ka kerkuar disa here falje, duke e gjetur te publikuar edhe ne Agjensi Shteterore lajmesh, gje qe perben nje shkelje ligjore. Per korrektesi po ju ve ne dispozicion publikimin tim te dates 283 ora 18,18 te cilin keta tellalle duan ta transfomojne katerciperisht, si dhe ndjesen e publikuar mbreme nga Z.Kabo. Lexim e gjykim te mbare nga ju vete!”- shkruan Shehu.
Paraditen e sotme, profesor Përparim Kabo ka kundërshtuar ish-deputetin Tritan Shehu, i cili shprehet se mjekët dhe infermierët që u dërguan nga Shqipëria për të ndihmuar Italinë, nuk shkuan për shkak të kryeministrit Ed Rama, por me vullnetin e tyre të lirë. Në një status në Facebook, Kabo shkruante se në vend që të bëhet debat në rrjetet sociale, Shehu, që është edhe me profesion mjek, mund ta konsiderojë edhe veten për të dalë në vijë të parë të luftës me Covid-19, e jo të gjykojë të tjerët. Sipas Kabos, Shehu gjykon vetëm punën e të tjerëve në rrjetet sociale dhe kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Mesa duket Kabo është penduar për këto fjalë.