PROFIL/Albor Elezi sot kandidati, nesër deputeti që do jetojë në Spitallë për të qenë zëri real qytetar në Parlament

Zyrtarisht jemi në fushatë elektorale. Ekipet janë gati me lojtarët e tyre politikë për të dalë në fushë që të bindin qytetarët shqiptarë t’i votojnë në zgjedhjet e 11 majit, të cilat janë më të rëndësishmet të këtij tranzicioni. E ndërsa drejtuesve të forcave politike pjesën më të madhe të kandidatëve do të iu duhet punë të prezantohen dhe njihen me zgjedhësit sepse kanë dalë nga lista e kryetarëve, kjo nuk qëndron për një prej forcave politike e renditur nr.4 në Fletën e Votimit. Bëhet fjalë për Koalicionin Euroatlantik. Lulzim Basha do ta ketë më të lehtë fushatën në terren me kandidatët e tij sepse ata janë propozuar nga vet strukturat, kanë dal po nga qytetarët, prej tyre dhe do të votohen si të barabartë në listën e hapur. Pra 11 maji nxjerrë një listë deputetësh të Koalicionit Euroatlantik nga qytetar, nga burimi i votës.

Njëri prej tyre i listës së Durrësit është aty mes banorëve dhe takohet çdo ditë, diskuton të mirën dhe të keqen me ta, veçse kësaj here ai do të iu kërkoj që ta votojnë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë edhe për faktin sepse vota e tyre gjatë këtyre 34 viteve ka shkuar në pus. Të zgjedhurit ditën pas votimit nuk janë parë në zonë më dhe ky emër terreni sot kandidat i Koalicionit Euroatlantik, por dje si qytetar dhe strukturë partie bashkë më bashkëqytetarët nuk kanë mundur më të kenë kontakt me deputetin. E tani, është koha të votohet njeriu i duhur, ai që del realisht nga vota qytetare, për qytetarin.
Quhet Albor Elezi. Është me origjinë nga Mokra e Pogradecit, lindur në familje me rrënjë djathtas, të thjeshtë, punëtore por është rritur shkolluar në Durrës ku ka marrë që nga mësimet e para deri në diplomimin në Universitetin “Aleksandër Mosiu”. Është edukuar për të respektuar e dashur të tjerët.

Prej 30 vitesh si qytetar dhe 26 vitesh i angazhuar djathtas në aktivitetin politik, Albori ka qenë bashkë me bashkëqytetarët në çdo vështirësi, ka ndarë të mirën dhe të keqen me ta, kur ka qenë nevoja për të iu gjendur njëri-tjetrit ka qenë gjithmonë gati.
Origjina nga vjen, familja, mbiemri, zona ku është rritur dhe ku jeton e ka bërë të ndihet krenar për çfarë përfaqëson. Në zgjedhjet e 11 majit Albori ka privilegjin, shoqëruar me përgjegjësinë, të trokasë në dyert e bashkëqytetarëve për të kërkuar votën për në Kuvendin e Shqipërisë me ballin lart sepse është njëri prej tyre. Aktiviteti politik i Albor Elezit ka nisur që 16 vjeç si anëtar deri tek Kryetar i Njësisë 5 i PD dhe sot Koalicionit Euroatlantik. Ka ditur të performojë mirë politikisht, të jetë një hambar votash për ata të cilët nuk i kthyen sytë kurrë nga qarku Durrës e veçanërisht zona ky jeton, Spitalla.
Gjendur në këto kushte zhgënjimi, Albor Elezi kërkon edhe të “shpaguajë”, e për ta bërë këtë i duhet dalë vet zot zonës, ndaj kërkon votën për deputet për të mos ndodhur ajo çfarë kanë bërë të tjerët duke ikur të nesërmen nga terreni dhe për të ardhur aty pas 4 vitesh të tjera sërish nëse kryetarët do t’i fusnin në lista.

Albor Elezi kërkon ta rrëzojë këtë mur. Ai si sot qytetar dhe kandidat dhe nesër deputet do të jetë po i njëjti, do të jetoj aty mes tyre duke i thënë mirëmëngjesi dhe mirëmbrëma secilit bashkëqytetar. Do t’i pyes çdo ditë për hallet dhe shqetësimet, por nëse votohet, kjo do të jetë një pyetje në rolin e ligjvënësit ku çdo gjë do të përcillet në sallën e Parlamentit me zërin që kumbon nga terreni.

E për t’i ndryshuar gjërat e duke i ditur dhe zgjidhur problemet qytetare, duke qenë aty sot dhe nesër, Albor Elezit i duhet dhënë një shans nga bashkëqytetarët e tij nga Durrësi, Shijaku dhe Kruja që t’i besojnë votën më 11 maj 2025. Albori e ka pranuar ftesën e Lulzim Bashës për të kandiduar për Koalicionin Euroatlantik sepse si prind shembull, baba i dy fëmijëve, mori përsipër këtë angazhim, i bindur se gjërat në këtë vend nuk kanë shkuar mirë në këto 34-vite dhe kërkon të jap kontributin e tij për një politikë ndryshe. Albori është një njeri shembullor. Të gjithë ata që e njohin të flasin fjalët më të mira për të. Jeton në Durrës prej më shumë se 30 vitesh në zonën e Spitallës, Lagjia 15, rruga “Aleksandër Goga” dhe si sot qytetar, nesër i zgjedhur deputet nuk do ta ndryshojë adresën. Do banoj po aty, ndaj kërkon që e ardhmja të jetë e ndritur siç e meriton çdo shqiptar për çfarë Zoti i ka falur mbi tokë, Albori kërkon një Shqipëri të zhvilluar dhe jo siç po ndodh që zbrazet çdo ditë. Dëshiron që aty të rris dhe fëmijët e tij dhe po ashtu kjo mundësi ti jepet çdokujt. Dëshiron të lerë gjurmën e tij në një Shqipëri ndryshe, pa krim dhe korrupsion, ku të jetë primare në shtetbërje meritokracia dhe ndershmëria. Apeli i Albor Elezit është: -“Është koha që ta rrëzojmë kalbësirën politike dhe të ngremë të renë. Ne duam një Shqipëri të zhvilluar dhe Europiane. Për ju që më njihni, e ju të tjerët që do mund të takohemi, iu garantoj se nëse do të më besoni votën tuaj do të jem njëri prej jush që do të ngre zërin fort në Parlament si deputet”.
Më 11 maj Votoni nr. 4, Koalicionin Euroatlantik, Votoni për Durrësin, Voto Albor Elezin.

Exit mobile version