Programi Ekonomik i Koalicionit Euroatlantik, Gjergji Nika: Rrisim investimet e huaja, aftësojmë të rinjtë në fushën e teknologjisë së informacionit
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, Gjergji Nika, ka vijuar të shpalosë pjesë nga programi ekonomik i këtij grupimi.
Nëpërmjet një postimi ai shkruar se programi i Koalicionit Euroatlantik për ekonominë parashikon investime të huaja direkte të jenë sa 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe së paku 2.5 miliard dollarë në vit.
Gjithashtu, Nika shprehet se “do të bëjmë investimin më të madh për aftësimin e të rinjve duke iu ofruar atyre trajnime cilësore në fushën e teknologjisë së informacionit”.
Më poshtë postimi:
Programi i Koalicionit Euroatlantik ne kemi parashikur dhe analizuar që Investimet e Huaja Direkte do të jenë sa 10% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto, dhe së paku 2.5 miliard dollarë në vit. Këtë objektiv do ta arrijmë duke ndërrmarrë këto reforma dhe masa:
Do të bashkëfinancojmë me investitorët e huaj, formimin profesional të të rinjve shqiptarë në fushat e IT-së, turizmit, financës dhe në të gjitha fushat ku do të nevojitet prezenca e tyre.
Do të bëjmë investimin më të madh për aftësimin e të rinjve duke iu ofruar atyre trajnime cilësore në fushën e teknologjisë së informacionit.
Në 4 vitet e ardhshme mbi 25.000 djem e vajza, do të trajnohen nga ekspertët më të mirë nga ShBA-ja dhe BE-janë fushën e IT-së.
# Rinia meriton më shumë.