Programi elektoral i Koalicionit Euroatlantik për shëndetësinë/ Koduzi: Do t’i japim fund pagesave nga xhepi që fusin në varfëri mijëra familje shqiptare

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Gazment Koduzi, ka shpalosur një nga shtyllat kryesore të programit të tij elektoral në fushën e shëndetësisë, duke u angazhuar për një sistem universal dhe funksional sigurimesh shëndetësore, sipas modelit gjerman.

Në një deklaratë publike, Koduzi theksoi se:

“Ne do t’i japim fund pagesave nga xhepi që sot shtyjnë 13% të familjeve shqiptare të bien në varfëri. Çdo qytetar do të jetë i siguruar dhe me kartën universale të sigurimeve shëndetësore në dorë, ai vetë do të vendosë se ku do të çojë kontributet e tij, sipas modelit gjerman – Bismarck.”

Duke promovuar parimin “paraja ndjek pacientin”, ai theksoi:

“Qytetari paguan, qytetari vendos! Shëndetësia nuk do të jetë më një barrë që varfëron shqiptarët, por një e drejtë e garantuar nga shteti.”

Koduzi gjithashtu theksoi dallimin politik mes forcave në garë:

“Kush voton Ramën, voton për të nxjerrë shokët e tij nga 313. Vetëm kush voton Nr. 4 voton për të mirën e tij dhe të Shqipërisë!”

Exit mobile version