“Programi i Koalicionit Euroatlantik dhe mbështetja ndaj SPAK garanci për ndryshim”, Basha: Më 11 maj shqiptarët të votojnë në interes të fëmijëve të tyre, jo të të korruptuarve

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Repolitix” u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shesin më votën për 50 mijë lekë dhe të mbajnë peng të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve Ai u shpreh se nuk do bashkëpunojë me njerëz me probleme me ligjin, të korruptuar dhe dënuar për korrupsion, apo që nuk mbështesin SPAK-un.

“Nëse votën do e shesësh për 50 mijë lekë, po i drejtohem qytetarëve, kur mund t’i krijosh mundësi fëmijëve dhe familjes me 15 mijë euro të ardhura në programin tonë, atëherë kjo tregon se po shet lëkurën për dhjam qeni, po e shet shumë lirë. Objektivi ynë është programi ynë, i shtrijmë dorën gjithkujt që e gjejnë veten te programi jonë. Përveç atyre që janë të korruptuar, kriminel, me probleme me drejtësinë, apo që nuk mbështesin SPAK. PS ka njerëz të ndershëm aty, që nuk kanë vjedhur, që janë të ndershëm, s’i demonizoj socialistët shqiptarë, në krahasim me këta të tjerët që janë pasuruar, janë majmur, kanë vjedhur dhe janë korruptuar. Në mënyrë kategorike me këta nuk mund të ketë bashkëpunim”.

Basha u ndal edhe tek projektligjet që Koalicioni Euroatlantik ka çuar në Kuvend. Ai tha se është dërguar vetingu në poltikë dhe heqja e imunitetit të deputetëve dhe nuk ka pasur asnjë reagim për këto.

“Unë kam çuar projektligje në parlament që s’kanë të bëjnë me asgjë se me interesin e shqiptarëve. Kam çuar për mbështetjen ndaj SPAK. Ku kërkojë që parlamenti duke u ngritur në nivelin e pritshmërive të qytetarëve t’i jap SPAK më shumë fonde dhe që SPAK të bashkëpunoj me lirshëm me kolegët e vet në botë për shkëmbimin e informacionit. Asnjë reagim. I kam çuar ligjin për vetingun, ku 140 deputetët e Shqipërisë i gjithë kabineti, presidenti, kryeministri t’i nënshtrohen vetingut të përvitshëm ti kontrollohet pasuria dhe të vihen në përgjigjim, duhet të jenë rojtar të interesit publik. Kam kërkuar që të hiqet imuniteti i deputetëve, Ahmetaj është i arratisur se Rama vonoi 2 javë heqjen e imunitetit dhe ai u arratis.
Kam kërkuar dhe gjëra të tjera me ligj dhe me shkrime. Rama është në politikë me dyshen e trekëndshit të Bermundës dhe është për interesat e veta dhe interesi i tyre është frika ndaj SPAK, ndërsa në kam qenë me mision t’ju shërbejë shqiptarëve aq sa mundem. Vetingu në politikë kam thënë fillojeni nga unë, por duhet që të bëhet realitet’,
tha ai.

Artikulli paraprakBasha “diss” Ramës live nga studio televizive: Përgjigju ku i ke shokët? S’është faji im që të dhemb ajo vrimë mo Rame, është vrima ku ke fut shokët, 7×7= 313
Artikulli tjetërPesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë