Programi i PD, Basha me ekspertët: Turizmi projekt madhor kombëtar në qeverisjen e PD

Në takimin e rradhës me grupet e punës dhe ekspertët është diskutuar programi i PD për turizmin. Detaje nga projekti ka dhënë vetë kryetari demokrat Lulzim Basha për es një postimi, ku shprehet se Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:

Partia Demokratike në programin e saj qeverisës e trajton turizmin si një projekt madhor kombëtar.

Çdo projekt i lidhur me turizmin, çdo investim i lidhur me të, do të marrë përparësi pasi vetëm në këtë mënyrë ne i japim zhvillimin e duhur turizmit. Me grupin e punës për programin në fushën e turizmit, mbrojtjes së ambjentit dhe planifikimit urban diskutuam në detaje për sfidat, ndërsa synojmë të rrisim të ardhurat dhe të hapim mijëra vende të reja pune.

Shqipëria është e bekuar me det, male, zona historike e kulturore dhe kërkon një qeveri të përkushtuar me plane konkrete zhvillimi që i shërbejnë çdo shqiptari dhe jo një grushti njerëzish të lidhur me qeveritarët.

FB IMG 1716627239471 FB IMG 1716627236873 FB IMG 1716627234140 FB IMG 1716627231778 FB IMG 1716627229382

Artikulli paraprakA është koha e një rilindjeje të dytë kombëtare?
Artikulli tjetër“Ndihma ekonomike më pak se minimumi jetik”, Mirela Karabina: Një në tre shqiptar jetoi në kushte të vështira