“Programi realizohet nëse lekët nuk shkojnë tek 7×7-313”, Basha me të rinj që votojnë për herë të parë: 4 kampuse të teknologjisë së informacionitzbutje të kredive për çiftet e reja dhe bonuset për bebet vetëm disa nga zotimet e Koalicionit Euroatlantik

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinj që votojnë për herë të parë, prezantoi disa prej pikave kryesore të programit të tij. Ai theksoi ndërtimin e katër kampuseve teknologjike në Tiranë-Durrës, Korçë-Elbasan, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier, me një investim prej 200 milionë eurosh në vit për trajnimin e 25 mijë të rinjve në katër vite.

Basha foli gjithashtu për mbështetjen ndaj çifteve të reja me subvencione për kredi dhe qira banesash, duke synuar lehtësimin e themelimit të familjeve të reja. Një tjetër propozim është rritja e bonusit për fëmijët, deri në 20 mijë euro për fëmijën e tretë.

Ai gjithashtu tha se dreka shtetërore për nxënësit dhe më shumë orë mësimi pas shkollës për zhvillimin e aftësive teknologjike, artistike dhe sportive. Basha tha se të gjitha këto politika janë të audituara nga ekspertë gjermanë dhe të përllogaritura financiarisht, duke u zotuar se do të realizohen përmes luftës ndaj korrupsionit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në programin tonë që e kemi shpalosur më 1 qershor të vitit të shkuar, investimi publik më i madh është ndërtimi i katër kampuseve për teknologji informacioni, që do të hapen në akset Tiranë-Durrës, Korçë-Elbasan, Shkodër-Lezhë dhe Vlorë-Fier. 200 milionë euro çdo vit për të trajnuar 25 mijë të rinj dhe të reja në krye të katër viteve, që t’i fusim në tregun e teknologjisë së informacionit.

Angazhimet tona për familjen janë këto: 30 mijë çifte të reja do të përfitojnë zbutje të kredive për të blerë një banesë, apo të qerasë për një banesë me qëllim që të themelojnë familjen e tyre. Një nga pengesat kryesore për të themeluar një familje për një çift të ri, është se banesat janë shumë të shtrenjta, si në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Zbutja e interesave të kredisë, marja përsipër e riskut kolateral, apo zbutja e qerasë, për ata që do të jenë më qera, ka një faturë financiare. Për 30 mijë çifte të reja, kjo faturë financiare përllogaritet të jetë afro 45 milionë euro. Gjithçka që ne kemi marë përsipër me programin tonë, është e kostuar dhe e futur në një kuadër të përgjithshëm i cili është 100% i përputhuthur dhe i audituar nga auditorët gjermanë.

Është i parealizueshëm në qoftë se paratë vazhdojnë i marin shokët e Edi Ramës tek 7×7-313. Apo shokët e Sali Berishës, nga Ilir Meta tek Elvis Roshi me shokë. Po në qoftë se ne luftojmë korrupsionin, këto fonde të cilat vet KLSH përllogarit miliarda euro çdo vit, do të vijnë për të mbështetur këto politika.

Po marr politikën e dytë, bonusin për bebet. Sot është afërsisht 400 euro, ne do ta çojmë 2 mijë euro për fëmijën e parë dhe të dytë, 20 mijë euro për fëmijën e tretë. Ne presim që kjo të stimulojë diçka që është në rënie dramatike, rritjen e popullatës që çiftet e reja të kenë më shumë fëmijë. Që planifikimi familjar të jetë se si të bëjnë fëmij, jo se si mos të bëjnë fëmijë.

Investimi i tretë po në ndihmë të familjeve, është që fëmijët nga klasa e parë deri në fund të shkollës do të përfitojnë drekë shtetërore, është një kosto e reduktuar për familjet, për prindërit. Dhe do të përfitojnë 3 apo 4 orë të tjera në ambiente shkollore të rinovuara, të investuara ku do të mësojnë kompjuterin, teknologjinë e informacionit, gjuhët e huaja, do të angazhohen në art apo në sport. Pra, një sistem që në perëndim e përdorin me sukses që fëmijët të rriten sa më të mirëarsimuar, sa më të shëndetëshëm dhe sa më të kulturuar.

Pra, do të hedhim një shumë të caktuar nga buxhetit të shtetit, do të marrim shumë më shumë mbrapsht, jo ditën e parë por pas 4 vitesh me korrjen e fryteve të para të kësaj politike. Po, ne duam që rinia t’i ketë mundësitë këtu dhe për këtë arsye investimet tona fokusohen në ato aspekte që juve ju mungojnë sot.

Artikulli paraprakMigena Shyti Kapllani: “Rama ka mbjellë frikën në popull, është koha për ndryshim”
Artikulli tjetër“Rama dhe shokët e 313-s zhytën Shqipërinë në korrupsion”, Basha: Mbështetje totale për SPAK, programi ynë lehtëson biznesin dhe ndihmon familjen