Projekti abuziv i Ramës; do të strehojë në mënyrë selektive elektoratin e tij me banesat e tërmetit!

Edi Rama po përdor fatkeqësinë e 26 nëntorit, për të ndihmuar në mënyrë selektive elektoratin e tij me strehim, të cilat janë dëmtuar në tërmetin e dy muajve më parë, më 21 shtator.

Puthja e dorës që mori nga një banor në Dedaj të Vorës, pasqyron më së miri këtë mizanskenë të një kryeministri i cili vetëm njerëzit në nevojë nuk ka prioritet, por interesin e tij personal për vëmendje dhe pushtet.

Teksa mëton të shfaqet si i shqetësuar për banorët e dëmtuar, janë vetë banorët që i zhveshin lakuriq propagandën e tij. Teksa u takua me një zotëri, ky i fundit i pohoi se pranë i ndodhet sekretari i PS, por Rama mundohet ta fshehë faktin duke kërkuar që të mos flitet për parti në këtë moment. I shoqëruar nga Belinda Balluku të cilën e quajti “Shejtani i madh dhe pas saj vjen ai, i dyti”, Rama e bën çdo ditë e më të qartë se nuk e ka aq shumë seriozisht shqetësimin për mijëra familje të mbetura pa strehë.

Ndërkohë që fëmi të vegjël, të moshuar të sëmurë, njerëz të lënduar nga tërmeti qëndrojnë në të ftohtë në tenda, ose në qiell të hapur, Edi Rama, vëmendjen e ka tek komunikimi pa asnjë etikë karshi situatës, me shprehjen “Ca ka bo vaki tek shpia”?

Edi Rama po shfaq dita ditës mungesë të thellë e serioziteti dhe vëmendje reale ndaj qytetarëve, duke ndihmuar e përkrahur njerëz të cilët përkrahin PS, fakte të denoncuara fill pas katatsrofës së 26 nëntorit, për shpërndarje të ndihmave në formë partiake dhe preferenciale.

Artikulli paraprakPas Policisë Rama u mban lekët edhe mësuesve, reagon Berisha: Larg duart e zeza nga pagat e punonjësve!
Artikulli tjetërBasha në Shkozet: Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shkojnë për 10 oligarkë, ndërsa qytetarët të lihen në mëshirë të fatit