Projekti i Ramës dhe Veliajt për betonizimin e Parkut të Liqenit në shërbim të mafias së ndërtimit

Partia Demokratike ka denoncuar sot planin e ri të kreut të Bashkisë së Tiranës Veliaj për betonizimin e Parkut të Liqenit. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa paraqiti dokumenta zyrtare sipas të cilave “plani i betonizimit te parkut eshte i miratuar ne detaje, kulla me ambjente zyrash, banimi, sherbimi, parkingje etj dhe eshte gati per zbatim”.
Zëdhënësja e PD tha se, kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike.
Ina Zhupa e sfidoi publikisht Erion Veliajn që të ballafaqohet me fakte për këtë plan betonizimi.
Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa
Para disa ditësh provuam para jush me fakte, me dokumenta shtetërore, se si është përgatitur nga Rama dhe Veliaj betonizimi i hapësires se liqenit artificial të Tiranës.
Faktet ishin të qarta dhe të pakundërshtueshme. Madje dhe vetë kryebashkiaku i betonit përtej propagandës u detyrua të pranoj që pikërisht TR169 është emërtuar zona e liqenit në planin e përgjithshëm vendor të bashkisë Tiranës, zonë e cila ka rradhen per tu bëtonizuar, ku aktualisht ndodhet garda, oborri i saj dhe gjelberim i liqenit.

Veliaj vijoj avazin e vjeter te te vetmes gje qe di te beje mashtrimit por nuk na dha asnjë dokument per te kundershtuar betonizimin ardhshëm të kësaj pjese të parkut. Ai për këtë na dha fjalën e tij, te njejten fjale qe u dha dhe qytetarëve te Tiranës se nuk do kishte ndërtime në dhe ka dhënë rreth 2000 leje ndërtimi. Tirana rekord ndërtimesh në vitet e Erioni Betonin.
Sot po u japim nje tjeter fakt qe verteton se plani i betonizimit te parkut eshte i miratuar ne detaje, kulla me ambjente zyrash, banimi, sherbimi, parkingje etj dhe eshte gati per zbatim. Le të ndjekim një video të bërë nga një punonjës i Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, i cili hyn në server dhe na tregon zonën Tr169 që është liqeni dhe që Veliaj thotë gjithcka por nuk e mohon dot planin e betonizimit te tij. Siç e ndoqët, video ishte shumë e qartë. Kemi të bëjmë me një plan të qartë në shërbim të mafias së ndërtimit dhe pastrimit te parave që përgatiten ti kryejnë një krim mjedisor Tiranës dhe shëndetit të qytetarëve dhe një vjedhje të pashembullt të tokës publike.
E sfidoj publikisht Erion Veliajn që të ballafaqohemi me fakte për këtë plan betonizimi dhe të mos fshihet pas propagandës sepse qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij. Shëndeti i qytetarëve të Tiranës nuk është i sigurt me një kryebashkiak që çdo ditë pronën publike të qytetarëve e vë në sherbim të mafias së ndërtimit, e pastrimit të parave të krimit me qëllim pasurimin e tij dhe të shefit të tij. Me Erion Veliaj, Tirana po shkatërrohet. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë.

Artikulli paraprakCeferin: Ronaldo mungoi në mbrëmjen gala, jo për arsyen që mendoni ju
Artikulli tjetërVoltana Ademi paralajmëron Ramën për vrasjet në Shkodër: Mjaft më, do mbash përgjegjësi