Pasi i dështoi fabula e prezantimit publik të projektit të stadiumit, Edi Rama ka shantazhuar të gjithë njerëzit që do të merrnin pjesë në këtë shfaqje që përligjte ndërtimin e stadiumit me kullë. Shumë gazetarë dhe njerëz publikë kanë të ruajtura mesazhet private të Ramës në celularët e tyre, për të mbrojtur projektin e arkitektit italian Casamonti. Por me njerëzit që ishin më të shantazhueshëm, ai ka përdorur edhe mjete të tjera. Kështu, sipas burimeve nga Shoqata e Arkitektëve, ai ka shantazhuar kryetarin e Shoqatës së Arkitektëve, Maksi Mitrojorgji (foto lart), duke u nisur nga fakti se e bija e tij punon në Ministrinë e Kulturës. Pse çfarë ka ndodhur? Sot në mëngjes, zëra mes këshilltarëve të Ramës filluan ta quajnë projektin një çmenduri. Qershia mbi tortë qe kur nënkryetari i Shoqatës së Arkitektëve, Arben Bicoku (ish-mbështetës i Ramës) u shfaq sot me një shkrim kundër projektit të stadiumit. I tmerruar se shfaqja e tij butaforike do të prishej, pasi nuk la gazetarët dhe Shoqërinë Civile, ai filloi edhe përpunimin e përfaqësuesit të Shoqatës së Arkitektëve, Mitrojorgji, të cilit i punon vajza në ministri. Kaq u desh që Mitrojorgji të bënte obortarin e devotshëm. Në reagimin e tij në Facebook, Biçoku distancohet nga ky qëndrim, ndërsa shprehet: “Distancohem nga qendrimi i ark. Maksim Mitrojorgji në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, të ditës së sotme, 29.04.2016, ku u shqyrtua projekti i Stadiumit të ri të Tiranës, duke deklaruar që ai ishte qendrim personal dhe jo rezultantja e mendimit të Shoqatës së Arkitektëve. Pozicionet hyra me mendjen time, por po dal me mendjen e shefit janë të papranueshme për mua personalisht, dhe tregojnë mungesa karakteriale të theksuara. Në dheun tonë jemi mësuar me njerëz që shërbejnë për interesa të vogla”.