Një delegacion i prokurorisë gjermane ka mbërritur në Tiranë për hetimet e dosjes së 613 kg kokainë të kapura në kamionin me banane në Durrës.
Burimet të Ora News kanë saktësuar se delegacioni me përfaqësues të lartë të akuzës gjermane kanë zhvilluar dhe takime paraditen e së enjtes me prokurorë të Krimeve të Rënda.
Në Gjermani është arrestuar pronari i kamionit ku u bllokua kokaina, Arbër Çekaj, i cili po hetohet në dy shtetet për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Në 28 shkurt në një kamion që transportonte babane u zbuluan 613 kilogramë kokainë të fshehura në një dysheme të dyfishtë të mjetit.
Në atë kohë kamioni u lejua të kalonte procedurat doganore, ndërsa ndërhyrja u realizua në magazinat e Çekajt.
Ky i fundit mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa është ndaluar më pas në shtetin gjerman.