Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri në një inervistë për te perditshem italiane “La Stampa” jep sërish alarmin per rolin që mafia shqitpare po luan në trafikun e kokainës në botë si dhe në biznesin e saj kriminal me mafian kalabreze “La Ndrangheta”.
Sot për të përditshmen italiane, Nicola Gratteri thotë se, “trafiku i kokainës është pothuajse monopol i mafias kalabreze La Ndrangheta, por shënon rritje dhe forca e besueshmëria e rrjetit kriminal të mafieve të reja si ajo shqiptare. Forcimi i mafias shqiptare është i pandalshëm”, ka deklaruar ai.
“Në vitet e ardshme do të dëgjojmë të flitet gjithnjë e më shumë për këtë organizatë e jo vetëm në Itali. Por dhe në Holandë për shembull e në Amerikën e Jugut ku shqiptarët po fitojnë role operative drejtpërdrejtë me prodhuesit e drogës.
Ky hap më sipër i mafias shqiptare, për prokurorin e antimafias italiane, shpjegohet me motivin e arsyeshëm të akreditimit që klanet shqiptare kanë përfituar pranë karteleve meksikane falë Ndranghetas kalabreze.
Është majft e vështirë që nga asgjëja të akreditohesh si blerës të prodhuesit amerikano jugor të kokainës”, thotë Gartieri i cili kujton se pak kohë më parë kriminelë serbo-malezezë provuan një gjë të tillë por u therën në Meksikë.
Po si ka lindur raporti i Ndranghetas me mafian e Ballkanit?
Prokurori, Nicola Gratteri thotë se në Sibaritide në rajonin e Kalabrias, shqiptarët i garantuan mafias kalabreze, armë kryesisht kallashnikov, për të cilët nuk kishin probleme furnizimi. Në shkëmbim shqiptarët u bënë operativ në trafikun e prostitucionit. E vetëm pak kohë më parë aksioni i tyre shënoi një hap më lartë në trafikun e drogës. Kemi regjistruar kontakte mes ndranghetisve e mafias shqiptare në Meksikë, por për momentin nuk mund të shtoj më shumë.
Ndërsa për trafikun e heroinës Prokurori i Antimafias italiane thotë se, heroina së bashku me drogat sintetike ka shënuar një risi në tregun ndërkombëtar. Meksikanët po furnizojnë sasi të mëdha heroine në Amerikë duke mbytur tregun, 90% e heroinës në Amerikë vjen nga Meksika, e rruga e trafikut të heroinës nga Afganistani furnizon tashmë kryesisht vetëm Europën.
Prokurori i Antimafias italiane thotë: Ka një reduktim të fondeve amerikane për të luftuar prodhimin e kokainës, në Kolumbi, Peru e Bolivi.
Por mafia kalabreze Ndrangheta ka vënë nën monopol dhe biznesin miliardarë të drogës sintetike Fentanyl. Një kilogram pluhur kushton 10.500 dollarë me të ciën i përpunuar me substanca të tjera prodhon rreth 1 milionë pilula që shiten 20 dollarë secila.
Prokurori i Antimafias, italiane thotë se “Fentanyl” është një drogë me një nivel të lartë toksik e shumë më e fortë se heroina dhe Ndrangheta ka nën kontroll trafikun e saj e nuk lejon që kush kërkon ta blej t’a marr në një vend tjetër”. /Oranews