Prokurori milioner i pushtetit nuk pyet për rregulla, hap resortin të shtunën, askush nuk e prek

“Mai Tai”, resorti dhe hoteli që administrohet nga familaj e ish-prokurorurit të Tiranës, Petrit Fusha, ka qëndruar i hapur këtë fundjave, pavarësisht urdhërit të prerë të kryeministrit Edi Rama, i cili deklaroi se e shtuna dhe e diela do të jeën të izoluara për zonat e kuqe dhe ushqimoret me farmacitë janë të vetmet biznese që do të qëndrojnë hapur, vetëm ditën e shtunë.

Por siç duket, kjo gjë nuk është e thënë që të zbatohet plotësisht nga të gjithë qytetarët, të paktën, jo nga ata që nuk i zë ligji.

Siç është edhe rasti konkret, “Mai Tai”, ka qëndruar hapur ditën e shtunë. Kjo gjë shihet edhe nga fotoja e publikuar nga JOQ, kur përmes llogarisë zyrtare në Instagram, resorti në fjalë, nuk trembet të tregojë hapur që ka shkelur ligjin.

Sipas JOQ, resortin në fjalë e menaxhon vetë djali i Petrit Fushës.

Petrit Fusha dha dorëheqjen si prokuror në muajin mars të vitit të kaluar, teksa ishte në pritje të caktimit të datës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për t’ju nënshtruar hetimit të trefishtë të Vettingut.

Po kush është prokurori Fusha?

Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vjet Prokurorinë e Përgjithshme. Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshkja. Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është tranferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Prokurori Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut.

Për opinionin publik, prokurori Fusha njihet si personi që ka hetuar para disa vitesh dosjen e Ardit Gjoklajt.

“Dosja.al”

Exit mobile version