Prokuroria dokumenton lidhjet e Tahirit me milionerin që pastron paratë e drogës

Edi Rama, Partia Socialiste dhe së fundmi edhe Donald Lu kanë vënë në dyshim provat e Prokurorisë për lidhjet e Saimir Tahirit me bandën e Habilajve. Në këtë frymë, të gjithë bashkë kanë mohur edhe lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm me Orest Sotën, djaloshit që iu gjendën 863 mijë euro dhe patentat e skafit të Tahirit në automjet, në nëntor 2017.
“Boldneës.al” ka siguruar të dhëna ekskluzive nga dosja gjyqësore, të cilat faktojnë njohjen e Tahirit me Orest Sotën, njeriun, për të cilin prokuroria dyshon se transportonte paratë e ish-ministrit të Brendshëm.4fba00e2 9596 4869 8911 2bb9aced5950
Nga të dhënat në dosjen që gjendet në Gjykatën për Krime të Rënda, rezulton se Saimir Tahiri ka tre dalje dhe dy hyrje me automjetin me targë AA973RX që është në pronësi të familjes Sota. Po ashtu, Saimir Tahiri ka një dalje me automjetin me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota.
Ndërkohë, rezulton se shoferi i Tahirit, Gentian Çeka, ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA718OS që është në pronësi të Orest Sotës. Shtetasi Gentian Çeka ka dy dalje dhe një hyrje me makinën me targë AA101DJ që është në pronësi të shoqërisë “Ikona” me pronar Lefter Sota. Shtetasi Gentian Çeka ka një hyrje me makinën me targë AA973RX që është në pronësi të Ardit Sotës.

– Më datë 01.09.2017, ora 01:28 shtetasi Orest Sota ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin e tij AA718 OS dhe bashkë me të ka qenë edhe shtetasi Gentian Çeka (shoferi i shtetasit Saimir Tahiri). Janë kthyer me datë 03.09.2017, ora 13:58, nga e njëjta pikë kalimi dhe me të njëjtin mjet; Me datë 01.09.2017, ora 01:26 shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistruar në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës. Është kthyer me datë 03.09.2017, ora 13:47, nga e njëjta pikë kalimi dhe me të njejtin mjet. Pra, Saimir Tahiri rezulton që ka hyrë dhe ka dalë në të njëjtën kohë me Orest Sotën.
– Me datë 07.07.2017, ora 22:14 shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Shqipëria nëpërmjet PKK Murriqan, me automjetin me targë AA 973 RX, që rezulton e regjistruar në emrin e shtetasit Ardit Sota, vëllait të Orest Sotës. Është kthyer me datë 09.07.2017, ora 15:39, nga e njëjta pikë kalimi dhe me automjetin me targë AA 101 DJ, që rezulton e regjistruar në emrin e shoqërisë “IKONA” me pronar Lefter Sota, babai i Orestit.
– Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Saimir Tahiri ka dalë nga Porti Durrës, me automjetin AA516NU(i regjistruar në emrin e një shtetasi nga Elbasani) nga linja “Bari-Rigel-Duni”. Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:19, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë, por nuk ka të regjistruar mjetin me të cilin është kthyer. Me datë 02.08.2016, ora 22:14, shtetasi Orest Sota ka dalë nga Porti Durrës, me linjën “Bari-Rigel-Duni” (nuk ka të dhëna për mjetin apo mënyrën e lëvizjes së tij). Është kthyer me datë 07.08.2016, ora 13:22, nga e njëjta pike dhe e njëjta linjë. Me automjetin AA101DJ kanë hyrje-dalje shtetasit Orest Sota dhe Gentian Çeka. Pra, sërish Saimir Tahiri dhe Orest Sota kanë të regjistruar orë të njëjtë për hyrjen dhe daljen nga Shqipëria.

Artikulli paraprakNeranxi: Protesta masive, të ndalojmë dorën që vjedh për ditë në xhepat e shqiptarëve
Artikulli tjetërOligarku Jaka, 5 milionë euro nga Rama në dy vite, ja pse sulmoi protestuesit në “Rrugën e Kombit”