Prokuroria e Vlorës kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën

Prokuroria e Vlorës kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, ish-kryetarin e Bashkisë Vlorë. Hetimet ndaj tij nisën për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve lidhur me një kompleks 11 katësh ndërtuar në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës. Gjika u arrestua në shkurt të 2015, por disa orë më pas u lirua dhe hetimi i tij vijoi në gjendje të lirë.
Gjithashtu u kërkua dënimi me 6 vjet burg për shefen e urbanistikës të asaj kohe në bashki Doriana Sulaj, si dhe dënimin me 6 vjet burg të biznesmenit Artur Haxhi.

Pretenca e prokurorit

Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të procedimit penal nr. 1264 të vitit 2014, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Vlorë kërkoi:
Dënimin e të pandehurit Shpëtim Gjika me 9 (nëntë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248, 199/a/2 e 25 dhe 301 të Kodit Penal.
Dënimin e të pandehurës Doriana Behari (Sulaj) me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.
Dënimin e të pandehurit Artur Haxhi me 6 (gjashtë) vite burgim, për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 199/a/2 e 25 të Kodit Penal.

Konfiskohet 11 katëshi

Po kështu, Prokuroria kërkon konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të:
a- Objektit godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti A), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 66 datë 09/02/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
b- Objekti godinë banimi dhe shërbime 3-8-10-11 kate dhe 1-kat nën tokë në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë (Objekti B), të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurimit “sekuestro preventive” me vendimin gjyqësor nr. 263 datë 15/04/2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Artikulli paraprakTmerr në Xhafzotaj të Durrësit, djali vret nënën dhe babain me çifte
Artikulli tjetërBritani, çifti shqiptar kapet me 600 mijë paund kokainë