Prokuroria gënjeu për shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, që të mbrojë nga shkarkimi kriminelin e Ramës në Bashki

• Sipas ligjit të dekriminalizimit, kush nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT BARDHI

Çështja e Agim Kajmakut, i arrestuar në Greqi dhe akoma në kërkim në shtetin fqinjë, ka demaskuar Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku, si një vegël e pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Arta Marku është kapur në flagrancë duke gënjyer shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës nga dhënia e gjurmëve të gishtërinjve.

Në një rast të paprecedentë, Posta Shqiptare e përgënjeshtroi Arta Markun, e cila deklaroi dje se nuk i ka marrë shenjat e gishtërinjve të Agim Kajmakut, për shkak të postierit që nuk i ka gjetur adresën. Kjo është një gënjeshtër që nuk mund ta besojë as një fëmijë, sepse adresa e Agim Kajmakut, edhe pse nuk është e shkruar në formularin e dekriminalizimit, është botërisht e njohur – Bashkia e Vorës, 15 kilometra larg zyrës së Arta Markut.

Mashtrimi publik i Arta Markut për të mbrojtur kriminelin e Edi Ramës në Bashkinë e Vorës u provua si i tillë nga Posta e Tiranës, e cila ka deklaruar se ka të gjitha dokumentet që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin për të dhënë gjurmët e gishtërinjve në datën 29 Gusht.

Ka një arsye pse Arta Marku është detyruar të gënjejë publikisht për të justifikuar mosdorëzimin e gjurmëve të gishtërinjve të Agim Kajmakut.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, personi që nuk jep shenjat e gishtërinjve 5 ditë nga marrja e njoftimit, humbet menjeherë mandatin dhe shkarkohet nga funksioni shtetëror.

Agim Kajmaku është në këto kushte.

Afati taksativ që parashikon neni 8 i ligjit të dekriminalizimit është tejkaluar dhe prej datës 3 shtator, për shkak se nuk ka dhënë shenjat e gishtërinjve, Agim Kajmaku duhet të mos ishte më në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vorës.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar që ditën e parë të denoncimit të fshehjes së krimit prej tij, se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë gjithçka që i kërkon Edi Rama, për të mos lëshuar një tjetër kriminel në pushtetin lokal.

Pavarësisht këtyre skenarëve qesharakë dhe të dëshpëruar të Edi Ramës, Agim Kajmaku, që pret të dënohet në Greqi për një krim, që ndëshkohet me 10 vjet burg, do të largohet dhe do të dalë para drejtësisë edhe për fallsifikimin e formularit të dekriminalizimit.

Agim Kajmakun nuk e mbron dot më as Arta Marku, as Edi Rama, as krimi i organizuar që e ka sponsorizuar atë. Të gjithë këta janë subjekte të drejtësisë dhe do të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre kundër interesit të qytetarëve shqiptarë.

2 3

3 3

4 2

Artikulli paraprakBasha: Raporti OSBE/ODIHR ka rrëzuar të gjithë shtetin e Edi Ramës
Artikulli tjetërIna Zhupa: Hetimi për faturat e luksit të Maznikut, të njëjtin fat si hetimi i Veliajt për vrasjen e Ardit Gjoklajt