Prokuroria ka fabrikuar prova, Salianji: Nuk e besoj Alizotin nën kërcënim, por e besoj në gjendje të lirë

“Prokuroria ka fabrikuar prova dhe është përdorur si grup kriminal për të fabrikuar prova”. Këtë përgjigje dha deputeti Ervin Salianji mbrëmjen e sotme në ABC News sa i përket audio përgjimit të publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” të Blendi Feziut në Tv Klan.
“Unë nuk e njoh, më ka ardhur si fytyrë në një audio të caktuar që nuk e kam marrë seriozisht, se nuk e mendoja kurrë që shteti do kalonte në fabrikimin e një prove”, theksoi ai.
I pyetur se kush e ka bërë përgjimin e Alizotit, Salianji u përgjigj se, për këtë do të flasë në Prokurori të premten.
Milori: Pse e bëtë përgjimin e Alizotit?
Salianji: Nuk kam bërë asnjë përgjim.
Milori: Kush e ka bërë përgjimin?
Salianji: Nuk kam dijeni dhe ato që di do t’ia bëj të ditur Prokurorisë të premten.
Deputeti demokrat theksoi se, nuk i beson Alizotit nën kërcënim, por i beson atij në gjendje të lirë.
“Nëse Prokuroria beson variantin e parë duhet të besojë edhe të dytin, nëse ky është i pabesueshëm për njërën palë është i pabesueshëm edhe për palën tjetër.
Unë Alizotin nuk besoj kur ka shkuar në prokurori nga këta persona, por e besoj Alizotin në gjendje të lirë. Nëse jemi te kallëzimi i rremë Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk duhet të bënte deklarim, por hetim për Ardi Veliun, Ballën dhe ballafaqimin mes këtyre personazheve”. /abcnews.al.

Artikulli paraprakSi e përzunë me bisht ndër shalë banorët e Laprakës Ulsi Manjën (Foto)
Artikulli tjetërShehaj: Salianji do arrestohej sot me akuza dhe dëshmitar të rremë, nëse s’do dilte video