Prokuroria nis hetimet për Beqajn

Prokuroria ka nisur dje hetimet për ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, pas padisë së PD-së pak ditë më parë.
Partia Demokratike e ka paditur ministrin Beqaj për shpërdorim detyre për koncesionin e kontrollit shëndetësor falas të popullsisë për moshën 40–65 vjeç, të njohur si check up falas.
Sipas opozitës, dëmi që ministri i ka shkaktuar buxhetit të shtetit është më i lartë se 16 milionë euro.
Ndaj ministrit Beqaj ka pasur në mënyrë të vazhdueshme akuza për korrupsion dhe mungesë transparence me fondet publike.
Prej një viti, Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Krimeve të Rënda po hetojnë tri koncesione dhënë nga ministri Beqaj: sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë, kontrollin shëndetësor falas me vlerë 120 milionë dollarë dhe shërbimin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë.
Deri më tani, janë marrë në pyetje dhjetëra punonjës të ministrisë dhe janë sekuestruar dokumentet lidhur me koncesionet.

Artikulli paraprakMungojnë 40 miliardë lekë nga tatimet dhe doganat
Artikulli tjetërDeputeti austriak: Droga e Ramës pengesë serioze për negociatat