Prokuroria regjistron çështjen penale pas tërmetit vrastar, dy akuzat që hetohen

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet pas tërmetit vrastar të 26 nëntorit. Çështja e regjistruar është për veprat penale ‘ndërtim pa leje’ dhe ‘shpërdorim i detyrës’.

“Më datë 29.11.2019, Prokuroria Durrës ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019 ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Për këtë dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale: “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 k.penal”, thuhet në një njoftim.

Tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 i Shkallës Rihter shkaktoi 51 viktima.

200 dosje do kalojnë në “sitë”

Ndërtimet “vrasëse” në Durrës e Thumanë do të hetohen nga institucionet ligjzbatuese, të cilat do të verifikojnë raportin e kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë nga bashkia apo komuna dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin.durres-vijojne-kerkimet-ne-zonen-e-ish-kenetes

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetim për ndërtesat e rrënuara nga tërmeti, ku në sitën e organit të akuzës pritet të kalojnë të paktën 200 dosje të objekteve të pabanueshme. Mësohet se do të jenë dy ekipe nga Prokuroria e Durrësit, që do të kenë në përbërje edhe ekspertë të ndërtimit e inxhinierë dhe do të verifikojnë raportin e kolaudimit nëse janë respektuar parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. Do të verifikohet gjithashtu, edhe leja e dhënë për objektet.

Burime nga Prokuroria thanë për gazetën “Panorama” se janë ngritur dy ekipe: njëri prej tyre do të kryej hetimet për objektet që kanë shkaktuar viktima dhe një tjetër, për 200 objekte që kanë pësuar dëme, por që nuk kanë shkaktuar viktima.

VEPRIMET

Sipas grupit hetimor Polici-Prokurori mësohet se është urdhëruar sekuestroja e dosjeve me lejet e ndërtimi, raporti i institutit sizmologjik për këto ndërtime, raporti i kolaudimit, nëse është respektuar apo jo leja e dhënë, dhe parametrat teknikë për konstruksionin metalik dhe betonin. 200 dosje të objekteve të shpallura të pabanueshme në Durrës do t’i nënshtrohen hetimit të Prokurorisë dhe Task-Forcës së ngritur për përgjegjësitë njerëzore pas tërmetit.Pasojat e termetit ne Durres-Zona plazhit (10)

“Paralelisht, po kryhet një tjetër hetim në lidhje me 6 objektet, të cilat shkaktuan viktima, mes tyre hotele, shtëpi private dhe pallate”, thanë burime nga Prokuroria e Durrësit. Pritet që ky hetim i nisur nga prokuroria dhe agjenci të tjera ligjzbatuese të zbardhë nëse zonat ku janë kryer ndërtimet kanë pasur ose jo miratimin e Institutit të Sizmologjisë, i cili është një ndër kushtet kryesore për t’u pajisur me leje ndërtimi. Njëherësh mësohet se do të verifikohen edhe lejet e ndërtimit të lëshuara nga bashkitë apo ish-komunat. Procedim penal ka regjistruar edhe Prokuroria e Krujës për pallatet e Thumanës që shkaktuan viktima, të cilët nga tërmeti i 21 shtatorit ishin shpallur të pabanueshme. Edhe objekti katërkatësh në Durrës, ku banonte familja Lala, ishte klasifikuar si i pabanueshëm nga ekspertët në tërmetin e 21 shtatorit.pasojat e termetit Durres

Pasojat e tërmetit, të paralajmëruara më herët

Specialistë të ndryshëm dhe persona të prekur nga tërmeti kanë ngritur pretendime se ndërtimet në Durrës nuk kanë qenë cilësore dhe për këtë, pasojat ishin edhe më të rënda. Nga ana tjetër, 3 pallatet e shkatërruara në Thumanë të Krujës, ishin të vjetër dhe dëshmi nga fshati flasin se ato janë shpallur të pabanueshme që me tërmetin e shtatorit të këtij viti, por qytetarët sërish vazhdonin të jetonin në to.

Njëjtë si këto pallate në Thumanë, janë edhe disa të tjera, që janë të vjetra dhe kanë marrë dëmtime, në dukje të parikuperueshme. Edhe për sizmologun grek, Efthymios Lekkas, dëmtimet i duhen atribuuar vetë ndërtimeve. Ndërkohë, tetë anëtarë të familjes Lala u shuan tragjikisht, pasi nuk respektuan vendimin e ekipit të ekspertëve, të cilët kishin dalë në përfundimin se vila e tyre ishte e pabanueshme, pasi kishte lëvizur dhjetë centimetra që në tërmetin e shtatorit. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për pallatin “vrasës” në Thumanë, i cili ishte shpallur gjithashtu i pabanueshëm.

Exit mobile version