Prokuroria rimerr në pyetje 21-vjeçaren: Doja ta diskreditoja Shukriun si njeri

Prokuroria e Krimeve të Rënda rimerr në pyetje 21-vjeçaren që filmoi ish-kreun e bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili. E shoqëruar nga nëna e saj, burimet thonë se vajza ishte e traumatizuar por që i qëndroi kallëzimit ndaj ish-kreut të bashkisë së Dibrës. Mësohet se ajo i ka thënë hetuesve, se gjithçka e kishte bërë me vetëdije për ta diskredituar ish-kreun e  bashkisë, pasi prej muajsh e bezdiste me telefon dhe nëpërmjet rrjetit social “Facebook” duke i kërkuar takim.
Para hetuesve, vajza ka thënë se filmimet i kishte bërë me celular, pamje të cilat më pas i kishte kaluar në një kart memorie të cilën ia ka dorëzuar medias që i transmetoi pamjet. Burimet thonë se edhe nëna e vajzës 21 vjeçare, është pyetur nga hetuesit e cila ka shpjeguar se vajza i kishte treguar për të gjitha bisedat me kreun e bashkisë por që nuk i kishte treguar për filmimin e bërë. Nëna e vajzës, mësohet se ka kërkuar ndihmë psikologjike nga prokurorët, pasi e bija është e traumatizuar. Nga ana tjetër, avokati mbrojtës i ish-kreut të bashkisë ka ankimuar vendimin e masës së sigurisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, duke kërkuar lirimin nga qelia.

Artikulli paraprakAksidenti në Plepa – Shkozet, zbulohet tjetër skandal në ARRSH
Artikulli tjetërPrishja e banesave te Unaza e Madhe, banorët në revoltë, tërhiqet policia