Prokuroria rrëzon PS për kallëzimin ndaj Flamur Nokës

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas kallëzimit të një grupi deputetësh të PS-së që kërkojnë verifikim në të dhënat e Flamur Nokës në formularin e vetëdeklarimit, pasi pretendojnë se ai ka fshehur të dhënat për të shkuarën e tij në formularin e vetëdeklarimit. Përmes një njoftimi organi i akuzës thotë se kallëzimi i bërë nga deputetët e PS me materialin përkatës nuk mund të konsiderohet provë, dhe për këtë arsye duhen informacione shtesë. “Struktura ‘Për dekriminalizimin’ në Prokurorinë e Përgjithshme po kërkon informacione mbi kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh, në ngarkim të subjektit Flamur Noka. Kallëzimi është shoqëruar me një material, i cili nuk mund të konsiderohet provë dhe është i paqartë. Për këtë arsye, Prokuroria do të kërkojë materiale shtesë në strukturat e specializuara, për të vlerësuar nëse ka vend ose jo për hetim të mëtejshëm”, njofton prokuroria.

Artikulli paraprakPsikopati: Nuk ka kriminelë në PS
Artikulli tjetërVeliaj merret në pyetje në Prokurori për Parkun