Prokuroria shkresë bashkisë dhe policisë: “Mos kryeni asnjë prishje ndërtese pa na pyetur ne”!

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetim në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit. Prokuroria i ka dërguar një komunikatë bashkisë dhe policisë që të mos kryhet asnjë ndërtimin pa praninë e prokurorëve.

Prokuroria ka kërkuar që deri më datë 5 dhjetor të dorëzohen raportet.

Edhe pse një kërkesë është dërguar pranë policisë dhe bashkisë që më 27 nëntor, deri më sot nuk ka mbërritur në prokurori asnjë raport.

Përmes kërkesës Prokuroria e Tiranës kërkon që të dorëzohet raport i përpiktë me të gjitha banesat që janë dëmtuar nga tërmeti.

Po ashtu Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sot konfiskimin e dokumenteve në zyrën e Urbanistikës.

termet4

Artikulli paraprakMjaltë, shafran dhe kanellë që të mos keni nevojë për antibiotikë
Artikulli tjetërLojtari i Kosovës që kushton 50 milionë euro