Shkrimtarja e parë shqiptare që shkroi për këngët e dasmës së vajzës gjirokastrite është Musine Kokalari.
Në kuadër të 40-vjetorit të ndarjes nga jeta të martires së demokracisë, në shënjë mirënjohje për kontributin që ajo dha në mbrojtje të folklorit u promovua libri ‘’Kronikë në këngë’’.
Kronikë në këngë përmban pasuri folklorike, dorëshkrime origjinale të mbledhura ndër vite nga Musine Kokalari.
Vepra e mban gjallë një shkrimtar, ndërkohë që vepra e Musinesë mban gjallë një trashëgimi.
Gjatë aktivitetit u shfaq gjithashtu dokumentari “Zbukuruesja e nuseve, Kako Pino” i Ilir Llurit, një personazh për të cilin ka shkruar në fillim Musinea, ndërkohë që Kadare e ktheu në një personazh letrar të magjishëm.