Pronarët e lokaleve në Vlorë paralajmërojnë Ramën: Nëse nuk hiqen kufizimet, të hënën protestë!

63 pronarë lokalesh e restorantesh në Lungomare të Vlorës i janë drejtuar me një letër zyrtare Këshillit të Ministrave, ku kërkojnë zgjatjen e orës policore për të mbajtur hapur lokalet deri në orën dhe muzikën deri në orën 24:00.

Në të kundërta ata paralajmërojnë se nga e hëna do të mbyllin lokalet, në shenjë proteste.

Sipas tyre, situata aktuale, ku muzika lejohet deri në orën 22:00, ndërsa lokalet lejohen të qëndrojnë hapur deri në orën 23:00, është e patolerueshme.

Ata akuzojnë policinë për sjellje jo etike dhe se në disa raste i ka dhunuar ata verbalisht e psikologjikisht.

Ata akuzojnë po ashtu edhe për veprime të njëanshme dhe abuzive.

auto 6

3 7

Artikulli paraprakBasha me Abazoviç: Objektivat që na përbashkojnë janë zhvillimi ekonomik dhe integrimi Europian i dy vendeve tona
Artikulli tjetërRrëzohet Rama-Veliaj për Teatrin Kombëtar, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin e plotë