Pronarët e vjetër të tokës ku Bashkia e Tiranës ka shpallur tenderin për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve janë kundër dhe e cilësojnë si mashtrim të radhës të institucionit të Bashkisë. Pronarët paralajmërojnë se do të kallëzojnë penalisht Bashkinë Tiranë e cila po tenton tu rrëmbejë pronën në mënyrë të jashtëligjshme. “Toka 85.000 metra katror është e trashëguar e fituar nga të gjithë shkallët e gjyqësorit edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ku palë ka qenë edhe Bashkia e Tiranës, zyra vendore, zyra qendrore dhe Avokatura e Shtetit dhe i ka humbur të gjithë gjyqet. Si mund të bëjë një tender në pronën tonë pa qenë ne prezentë dhe bashkëpunëtorë të tenderit? Kjo është vjedhja e radhës që dëshiron të bëjë kryetari i Bashkisë Tiranë bashkë me drejtorinë juridike. Për këto shkelje do të bëjmë dhe kallëzim penal. Bashkëpunim me bankën BERZH që pronat tona t’i përfitojnë dhe t’i vjedhin për qëllimet e tyre që t’jua japin firmave të tyre që fshihen. Bankën BERZH e kam vënë në dijeni vite me radhë me shkresa, me vendime që kjo pronë ka pronarë dhe të mos bëjë financime të jashtëligjshme kur prona ka pronarë” thuhet në reagimin e publik të pronarëve. Pronarët akuzojnë drejtpërdrejt Veliajn se po u vjedh pronat përmes një tenderi jo transparent. “Mund t’ju paraqesim edhe kartelën e bllokuar që është e plotësuar nga ZRPP Tiranë dhe një pjesë e tokës me çertifikatë. Si mund të bëjë një tender me pronat e qytetarëve ky kryetar bashkie kur deri dje thoshte: Unë do t’i njoh pronarët e ligjshëm dhe do të bashkëpunoj me këta? Si është bashkëpunimi, duke i vjedhur? Nuk i vjedh dot sa të jemi ne gjallë. Për këtë pronë, vite me përpara donin ta vidhnin për shoqërinë malajziane, por nuk i doli.” thuhet ndër të tjera në reagim. Koncesionet janë shndërruar në mjetin më të tre preferuar të Ramës dhe pushtetarëve të tij për zhvatur miliona para. Bashkia e Tiranës hapi të hënën garën për ndërtimin e një Terminali të ri të Transportit Publik, nëpërmjet koncesionit me Partneritet Publik Privat (PPP) në njoftim të shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik. Terminali do të jetë i vendosur në një sipërfaqe 85,000 metra katrorë përgjatë autostradës Tiranë- Durrës dhe vlera e investimit parashikohet 15,5 milionë euro. Bashkia e Tiranës i ka ftuar operatorët ekonomikë në një procedurë ndërkombëtare tenderimi për Partneritetin Publik Privat, për hartimin e detajuar dhe zbatimin e ndërtimit të terminalit të ri dhe mirëmbajtjen, si dhe menaxhimin e mëvonshëm. Bashkia e Tiranës sqaron se autoriteti kontraktor do të marrë parasysh vetëm ofertat e atyre tenderuesve apo konsorciumet e tenderuesve, të cilët kanë kaluar kufijtë minimalë, të përcaktuara në kriteret e kualifikimit. Gjatë ndërtimit të terminalit, Bashkia e Tiranës bën me dije se ka si objektiv përmirësimin e lëvizshmërisë së përgjithshme, duke siguruar një terminal me kapacitet të plotë transporti, ku autobusët ndërqytetës do të shkarkojnë pasagjerë për në autobusë urbanë dhe taksi përgjatë korridorit kryesor të qytetit në pjesën veriore, perëndimore dhe jugore të vendit, duke zvogëluar kështu bllokimet e trafikut në qendër të qytetit, përmirësimin e ndotjes së ajrit dhe reduktimin e konsumit të karburantit për transport publik. Autoriteti kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë, vendosur përgjatë korridorit kryesor që çon në veriperëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t’i kontraktohet në baza afatgjatë ofertuesit fitues për të ndërtuar, për të operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve. Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqëndrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga kompania që do të fitojë garën për ndërtimin e terminalit. Bashkia e Tiranës përcakton se tenderimi për kontratën është i hapur për firmat dhe sipërmarrjet e përbashkëta të firmave të çdo vendi, të cilat plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në shtojcën 9, e cila nuk është bërë publike.
Kryesore
Continue to the categoryVendimi i Gjykatës Kushteteuse nuk hoqi asnjë imunitet të asnjë deputeti
Nga Fitim Zekthi
Ka vite, por të paktën që nga viti i kaluar ky diskutim ka hyrë në një fazë tjetër, që imuniteti parlamentar bëhet...