PRONONCIMI PËR MEDIAT I NËNKRYETARES SË PD, ORJOLA PAMPURI, DHE PËRFAQËSUESIT LIGJOR TË PD, REZART KTHUPI, PAS DORËZIMIT TË PADISË NË SPAK

Në ambientet e SPAK ishte nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri dhe përfaqësuesi ligjor, Rezart Thupi, të cilët në një komunikim për mediat thanë se ky kjo padi është vijimësi e atyre padive të barë më parë nga kjo parti.

Pampuri theksoi se provat e reja janë depozituar në SPAK dhe do të mund të bëhen të ditura kur të nisë hetimi.

“Inceneratorët sikurse e theksova, kanë qenë një nga çështjet që është denoncuar nga PD dhe ka hetim në SPAK. Në vijimësi të tyre kemi bërë edhe kërkesën tjetër për hetim. Emrat e kallëzuar janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Provat e reja janë të gjitha në SPAK dhe do të bëhen të ditura kur të nisë hetimi” tha ndër të tjera Pampuri.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor, Rezart Kthupi, u shpreh: “Prokuroria e drejton vet hetimin dhe nëpërmjet hetimit mund të zgjidhi nëse ka nevojë që të marrë adresën e zotit Ahmetaj nga gazetari apo jo. Megjithëse në dijenin time zoti ahmetaj me kontratën e lobimit e ka deklaruar edhe adresën e tij fizike, kështu që më duket e tepërt çështja të thërritet një gazetar për të marrë një adresë.”

Exit mobile version