“Propaganda”, libri që na mëson si të mbrohemi nga manipulimet e njerëzve me pushtet

RUBRIKA DITORE E LIBRIT E PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli:Propaganda

Autor: Edward Bernays

Viti i botimit: 2019

Faqe:250

Shtëpia botuese: Bukinist

Përktheu: Brenton Kotorri

Çmimi:  800 Lekë

Mbi librin: 

Ky libër nuk mëson vetëm si ta bësh për vete opinionin publik por edhe se si të mbrohemi nga propaganda manipuluese e njerëzve të pushtetit. Një nevojë reale për shqipërinë e sotme.

Propaganda u shkrua në vitin 1928 nga Edward Bernays duke hedhur për herë të parë dritë mbi teknikat sistematike të komunikimit publik. Në fushën e Marrëdhënieve me Publikun, “Propaganda”, ka shërbyer në shkencën e komunikimit, si vepra themelore e kësaj disipline.

Këtë manual e kanë mbajtur dhe mbajnë mbi tryezën e tyre politikanët dhe biznesmenët më të mëdhenj të shekullit të kaluar.

Edward Bernays është teoricieni i parë i Marrëdhënieve me Publikun. Ai ishte nip i Sigmund Freud dhe i mori shumë parime nga teoritë e Freud mbi motivet joracionale të sjelljes njerëzore. Ai është autor i shumë librave mbi këtë fushë dhe e konsideronte PR-in si një shkencë sociale të aplikuar.

“Manipulimi i vetëdijshëm dhe inteligjent i opinionit të masave është një element i rëndësishëm në shoqërinë demokratike”, – shkruan ai në librin Propaganda.

“Ata që manipulojnë mekanizmat e fshehur të shoqërisë përbëjnë një qeveri të padukshme, e cila në vendin tonë është forca e vërtetë e pushtetit”.

Një nga klientët e hershëm të Bernays ishte edhe industria e duhanit. Në vitin 1929, ai orkestroi një publicitet legjendar që synonte të bindte gratë të pinin duhan si shenjë kryengritjeje ndaj pabarazisë gjinore. Në atë kohë, pirja e duhanit nga gratë konsiderohej jofemërore dhe e pahijshme.

Rezultati ishte aq i fortë, sa shumë gra filluan të kërkonin anëtarësim në klubet duhanpirëse që në atë kohë kontrolloheshin nga meshkujt.

Çdo autor i mëvonshëm që ka shkruar mbi PR, detyrimisht mbështetet mbi veprën propaganda të Edward Bernays.

Pak nga jeta e autorit:

Edward Bernays lindi më 2 nëntor 1891 dhe vdiq 9 mars 1995, ishte një pionier amerikan në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe propagandës, i përmendur në nekrologji si “babai i marrëdhënieve me publikun”.

Fushatat e tij më të njohura përfshijnë një përpjekje të vitit 1929 për të promovuar duhanpirjen e femrave duke e quajtur cigaret si ” Pishtarët e Lirisë ” feministe, dhe punën e tij për United Fruit Company në vitet 1950, lidhur me përmbysjen e orkestruar nga CIA të të zgjedhurve në mënyrë demokratike.

Qeveria e Guatemalës në 1954. Ai punoi për dhjetëra korporata të mëdha amerikane, duke përfshirë Procter & Gamble dhe General Electric, si dhe për agjencitë qeveritare, politikanë dhe organizata jofitimprurëse.

Nga librat e tij të shumtë, Kristalizimi i Opinionit Publik (1923) dhe Propaganda (1928),  fituan vëmendje të veçantë si përpjekjet e hershme për të përcaktuar dhe teorizuar fushën e marrëdhënieve me publikun.

Exit mobile version