Propaganda mbi rregullat shëndetësore, e pabesueshme se si…

Nga Bardh SPAHIA

E pabesueshme se si respiratorë që dhurohen, demonstrohen në rrugë!!!! Kaq e rëndësishme është propaganda, sa shkelet përdhunshëm cdo protokoll edhe llogjik, përvecse mjekësor!!!!

Dmth përpara se të çohen aty ku nevojiten, këta respiratorë duhen nxjerrë në rrugë njëherë për fotot e propagandës, krejt të zbuluar në një ambient të hapur!!!!

A ka më njeri dyshim, se ka “ekspertë”, që po udhëheqin luftën ndaj Covid-19 në Shqipëri? Për më tepër, kjo qeveri, që ka 3 muaj, që deklaron se i ka të gjitha pajisjet, e madje që ka porositur edhe 50 respiratorë të tjerë edhe pse deri tani vetëm 5 copë janë sjellë nëpërmjet një tenderi të fshehtë megakorruptiv, përse i duhet kaq shumë investim mediatik për tri copë?

Ky është investimi i vetëm që bën kjo qeveri, fasadën! Për të investohet edhe në kohë pandemie, aq shumë, sa bëhet tejet qesharake në mjerimin e ideve për të shitur propagandë!!!!

Artikulli paraprakKush e ka gënjyer kryemashtruesin? Apo…
Artikulli tjetërSot, shifra më e lartë e të prekurve që nga shpërthimi i Covid-19, Kruja sërish me rritje si pasojë e fasonerive