Propozimet e Ursula von der Leyen. Një analizë e tyre

Ursula von der Leyen do ta marrë zyrtarisht detyrën e Presidentes së Komisionit Europian më 1 nëntor.

Një analizë e propozimeve të saj për Bashkimin Europian dhe cili do të ishte efekti i mundshëm i tyre ndaj procesit të integrimit, duke nënvizuar se një temë kyçe në vizionin e saj është nevoja për të investuar në zemrat dhe mendjet e europianëvve.

Në adresimin e saj për Parlamentin Europian, Presidentja e re e Komisionit Europian Ursula von der Leyen artikuloi një mënyrë të re drejt një Europe të bashkuar, duke deklaruar se “nëqoftëse do të ecim në rrugën europiane më së pari duhet të rizbulojmë unitetin tonë; nëqoftëse jemi të bashkuar brenda, askush nuk do të na përçante nga jashtë”.  Ndërsa skeptikët dëgjuan një fjalim të konceptuar strategjikisht për të fituar vota, ai mund të predikojë një vizion që synon të fusë limfë të re në Bashkimin Europian.

Shumë komentatorë politikë e panë fjalimin e saj si një apel ndaj socialdemokratëve dhe të  Gjelbërve, por edhe si një përpjekje për të forcuar mbështetjen konservatore të saj. Por fjalët e saj mund të interpretohen shumë ndryshe, me implikime të gjera për të ardhmen e Europës. Faktikisht, nëqoftëse ajo synon që t’i japë mbështetjen e saj kursit që shpalosi, do të përmbushte aspiratat e shumë qytetarëve europianë, sidomos të rinisë europiane – të gjithë atyre që dëshirojnë ta shohin Bashkimin Europian si një forcë për shoqëri ppaqësore harmonike, jo si fushëbetejë për grupe speciale interesi.

Sigurisht që propozimet konkrete të saj janë ambicioze. Lidhur me aksionin klimaterik, ato përfshijnë të parin European Climate Law, kthimin e një pjese të European Investment Bank në një Climate Bank, një Carbon Border Tax dhe një Just Transition Fund. Për papunësinë, ajo mbështet një European Unemployment Benefit Reinsurance Scheme. Për rininë, një Youth Guarantee, që përfshin një trefishim të buxhetit të Erasmus+ dhe Child Guarantee për të siguruar akses në shërbimet bazë dhe luftuar varfërinë. Për emigrantët, ajo propozon një New Pact on Migration and Asylum. Për politikën fiskale, ajo kërkon që të rifokusojë European Semester në rritjen e  Sustainable Development Goals e Kombeve të Bashkuara. Të gjjitha bizneset, përfshi gjigandët dixhitalë globalë do të taksohen në mënyrë të drejtë ppër të  mbuluar kostot e arsimit, infrastrukturave dhe sigurisë sociale.

Nëqoftëse këto propozime merren seriozisht, ato përfaqësojnë një hop të madh përtej një Bashkimi Europian që është një treg i vetëm, një bashkim monetar dhe një sistem mbikombëtar qeverisjeje. Ai synon në një model ku ndjekja e vlerave dhe aspiratave të përbashkëta prekin të gjitha aspektet e qeverisjes së tij, nga politikat  fiskale e strukturore tek klima dhe ajo e jashtme.

Pikëpyetja e madhe është sesi mund të implementohej një vizion i tillë, sidomos në një kohë kur votuesit në shumë vende europiane po tregojnë mbështetje në rritje për lëvizjet politike nacionaliste, populiste dhe antiemigracion. Anembanë Bashkimit Europian, europianët ankohen rreth “deficitit demokratik” në Bruksel. Pa miratimin publik, vizioni i von der Leyen nuk do të ishte më shumë se fjalë boshe.

Sipas Presidentes së re të Komisionit Europian, objektivi është që të rilidhen me qytetarët europianë, jo vetëm ekonomikisht dhe politikisht, por edhe socialisht. Von der Leyen nënënvizonn se forcat e  globalizimit, dixhitalizimit, ndryshimeve klimaterike dhe ndryshimit demografik i kanë lënë shumë europianë “me ndjesinë e një humbjeje kontrolli; e lidhjeve më të dobëta brenda komuniteteve tona”. Me pak fjalë, ajo pranon se njerëzit ndjehen të  privuar dhe të ndarë nga mjediset e tyre sociale.

Për dekada të tëra, Bashkimi Europian ka qenë i fokusuar fuqishëm në “projektin ekonomik” (tregun e vetëm) të tij dhe “projektin politik” (institucione të përbashkëta europiane) të tij, por i ka kushtuar relativisht pak vëmendje “projektit social” të tij. Ky projekt përfshin ndërtimin e një identiteti të përbashkët midis qytetarëve europianë, në mënyrë që ata të mund të jenë të gatshëm të punojnë bashkë në kauzat e tyre të përbashkëta. Për shkak të kësaj disbalance, prosperiteti ekonomik (nëpërmjet tregut të vetëm) dhe efektiviteti politik (nëpërmjet institucioneve politike  të Bashkimit Europian) janë ndarë nga prosperiteti (njerëz të suksesshëm në komunitete të suksesshme). Objektivi, duket sa në thotë vizioni i von der Leyen, është që të “çiftëzohet” prosperiteti ekonomik dhe progresi politik me këtë prosperitet social.

Kjo kërkon një ndryshim në mendësinë e politikanëve europianë, duke u fokusuar jo vetëm në prosperitetin ekonomik, por edhe në aftësimin personal dhe solidaritetin social. Është për këtë arsye që von der Leyen dëshiron që “qytetarët  europianë të luajnë një rol drejtues dhe aktiv në ndërtimin e të ardhmes së Bashkimit tonë… të kenë zërin e tyre në një Konferencë për të Ardhmen e Europës, e cila të fillojë më 2020 dhe të vazhdojë për 2 vjet”. Por, më e rëndësishmja, vizioni i ri kërkon një ndryshim edhe në mendësitë e qytetarëve drejt pranimit të një grupi të caktuar normash, vlerash dhe rregullash, duke gjeneruar një identitet të  përbashkët dhe një ndjenjë fati të përbashkët.

Implikimet e mundshme për politikat e ardhshme e Bashkimit Europian janë thelbësore dhe gjithëpërfshirëse. Për shembull, njëra mund ta shtrijë suksesin e Programit Erasmus në të gjithë rininë europiane nëpërmjer ktijimit të mundësive trannseuropiane për të diplomuar të kohëve të fundit. Individëve mund t’u jepet mundësia që të punojnë për një vit në një vend, kulturë dhe komunitete etnike të ndryshme në projekte që janë me interes reciprok. Një kuptim për perspektiva të ndryshme, që bazohet mbi besimin reciprok dhe u jep kuptim të vërtetë indvidëve, rëndom shfaqet në një vend pune të ndarë. Një iniciaivë e tillë mund të lançohet me fonde fillestare nga Komisioni Europian dhe më pas të financohet nga bizneset, të cilët kaanë një interes të veçantë në mobilizimin e forcave të ndryshme të punës.

Një tjetër impuls për integrim social në Europë do të ishte të punarit drejt një skeme ku aftësitë dhe kualifikimet e një punëtoori njihen në vendet e tjera e Bashkimit Europian. Nëqoftëse një sistem i tillë mbështetet nga mësimi i gjuhëve dhe mbështetje tjetër kulturore, punësimi transkombëtar do të promovonte integrimin social dhe do të krijonte të drejta e detyrime reciproke që do të kontribuonin në legjitimitetin e një politike ekonomike dhe sociale europiane.

Zgjidhjet, jo skepticizmi, janë rruga përpara. Ka ardhur koha për investimin më të rëndësishëm për Europën, përtej infrastrukturës dhe aftësive: investimi në zemrat dhe mendjet e europianëve ppër të ndërtuar një shtëpi të përbashkët. Presidentja e re e Komisionit Europian artikuloi një vizion moral dhe kërkon që t’i sjellë strukturat qeverisëse të Europës në harmoni me këtë vizion. Nëqoftëse ky vizion për Europën realizohet dhe merr në konsiideratë implikimet politike, një kapitull i ri në bashkëpunimin europian mund të jetë në horizont. Shihe këtë hapësirë.

(Dennis J. Snower është themelues dhe President i Global Solutions Initiative, Profesor Ekonomiksi në Hertie School of Governance, Senior Research Fellow në Blavatnik School of Government, Nonresident Fellow në Brookings Institution dhe Visiting Professor në University College London dhe Birkbeck College. Ka qenë President i Kiel Institute for the World Economy dhe është  Research Fellow në Center for Economic Policy Research (Londër), në IZA (Institute for the Future of Work, Bon) dhe CESifo (Mynih))

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakSimptomat që paralajmërojnë kancerin e mushkërive
Artikulli tjetërSi të shmangni alergjinë nëpërmjet ushqimit