Propozimi i hapjes së negociatave s’ka asnjë vlerë nëse vetëm një vend i BE nuk e ratifikon

Komisioni Europian rekomandon nesër hapjen e negociatave për Shqipërinë tek Keshilli i Evropes, organi vendimmarres i krereve të 28 vendeve te BE, që në qershor do të vendosin përfundimisht. Disa vende janë skeptike për përmbushjen e 5 kushteve. Gjermania, Holanda, Greqia, Qipro, Spanja dhe Franca.
Megjithate burime të sigurta kanë konfirmuar se rekomandimi do të jetë i qartë dhe pa ekuivok.
Shkak për rekomandimin e plotë duket se janë rezultatet e deritanishme me vetingun dhe largimin e 15 gjyqtarëve e prokurorëve si pasojë e procesit.
Burimet konfirmojnë se deri në qershor Komisioni Europian pret rezultate konkrete dhe të prekshme nga zbatimi i reformës në drejtësi.
Neser Mogherini ne Tirane
Po nesër Tiranën do ta vizitojë shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini e cila pritet t’i dorëzojë personalisht qeverisë raportin e Komisionit Evropian.
Vizita e Mogherinit vjen në kuadër të një turi Ballkanik ku zyrtarja e lartë e BE-së do të vizitojë edhe Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në Shqipëri do të udhëtojë më 23 prill edhe Kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Ndërkohë më 25 prill kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Berlinit i ftuar në takim zyrtar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Propozimi për hapjen e negociatave është vetëm ahpi i parë i rëndësishëm. Ky propozim më pas duhet të miratohet nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të BE. Nëse edhe vetëm një vend I vetëm nuk e ratifikon hapjen e negociatave, atëhere propozimi konsiderohet si i pavlerë. Disa nga vendet e BE kanë rezerva të forta me qeverinë Rama dhe problemet kryesore lidhen me kriminalitetin dhe drogën.

Artikulli paraprakSi t’i njohim psikopatët, nga agresiviteti tek gënjeshtra dhe kriminaliteti
Artikulli tjetërSi Rama ndan me Sadriun miliona euro nga paratë e taksave të shqiptarëve, pagoi 1.3 milionë euro për blerjen e votave