Propozimi i këshilltarëve të PD-Demokratët Euroatlantikë Vlorë/ Elezi: Nismë për administrimin e bashkëpronësisë së banesave

Në një reagim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i këshillit bashkiak Vlorë, Myzafer Elezi, shprehet se ka paraqitur një propozim zyrtar drejtuar Kryetarit të Bashkisë për përfshirjen në projekt-buxhetin e vitit 2025 të një nisme të rëndësishme që lidhet me administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa.

Më poshtë postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të bashkisë Vlorë,

Në cilësinë e Nënkryetarit të Këshillit Bashkiak të Vlorës, dëshiroj t’ju informoj se kam paraqitur një propozim zyrtar drejtuar Kryetarit të Bashkisë për përfshirjen në projekt-buxhetin e vitit 2025 të një nisme të rëndësishme që lidhet me administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa.

Ky propozim ka si qëllim përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke përfshirë:

1. Krijimin e Komitetit për Ndërmjetësimin dhe Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve, një mekanizëm efektiv dhe jashtëgjyqësor për adresimin e mosmarrëveshjeve midis pronarëve dhe përdoruesve të njësive.

2. Caktimin e një punonjësi të dedikuar, i cili do të ketë përgjegjësinë e administrimit të bashkëpronësisë, në përputhje me kërkesat e Ligjit “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”.

Kjo nismë synon jo vetëm të lehtësojë zgjidhjen e konflikteve që mund të lindin nga bashkëpronësia, por edhe të sigurojë një mirëadministrim të ndërtesave, në dobi të të gjithë qytetarëve.

Si Nënkryetar i Këshillit Bashkiak, jam i përkushtuar të ndjek këtë proces dhe të siguroj që përmirësimi i shërbimeve për qytetarët e Vlorës të mbetet një prioritet.

Ftoj të gjithë qytetarët që të mbështesin këtë iniciativë dhe të japin sugjerimet e tyre, pasi ky proces është një hap drejt një administrimi më të mirë të pasurive të përbashkëta në qytetin tonë.

Me respekt,

Myzafer ELEZI
Nënkryetar i Këshillit Bashkiak
Bashkia Vlorë

FB IMG 1733936564847

FB IMG 1733936566685

Artikulli paraprakVOA/ Kushtetuesja, Zaçaj tentoi shtyrjen e mandatit të vet, Gjykata e e Lartë shpall vakancën
Artikulli tjetërBIRN: Zyrtari i dyshuar për lidhje me krimin gjen punë si ekspert në komisionin ‘antikorrupsion’