Pak para nisjes së seancës parlamentare, grupi parlamentar i PD ka mbledhur firmat për të ndryshuar Kushtetutën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
Mësohet se Grupi parlamentar i PD ka deklaruar se Prokurori i Përgjithshëm duhet të kthehet në ligjshmëri.
“Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm nuk ka kompetenca për shkarkime dhe transferime”, janë shprehur njëzëri deputetet e PD.
“Po mblidhen firma për të ndryshuar kushtetutën për t’i dhënë fund antikushtetueshmërisë se zgjedhjes së kryeprokurorit me më pak se gjysmën e votave. Amendamenti që do të propozojmë kërkon 3/5 dhe vetting”, thanë burime nga selia blu
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është shprehur se “Mazhoranca po kap drejtësinë”.
Gjithashtu grupi parlamentar i PD ka firmosur një kërkesë për kthimin e kuvendit në ligjshmeri. Ata kanë përsëritur edhe një herë dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.