Gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të Degës 7 në kryeqytet, kreu i PD-së, Lulzim Basha, foli edhe për porpozimin e ij për Sigurinë Kombëtare dhe për ndihmën prej 50 milionë euro për Kosovën.
Basha, veç të tjerash, tha:
“Është më pak se 1/8 e aferës së inceneratorëve, propozimi ynë për sigurinë kombëtare. Preferojnë të vjedhin 8 herë më shumë, sesa të debatojnë për vlerën dhe të tregojnë se çfarë kanë kundër propozimit për 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën. Të gjithë bashkë të zhytur në korrupsion, nuk iu bëjnë sytë dritë, nuk duan t’ia dinë as për Kosovë, as për Shqipëri, as për siguri kombëtare, e gjitha është një fasadë shtyje ta shtymë, rroftë kaosi brenda opozitës se e dinë fare mirë po të jetë në dorën e shqiptarëve, po të kemi zgjedhje të lira e të ndershme koha e tyre ka mbaruar.”