Emigrantja nga Greqia, Agetina Pacani në Dritare Tv ka komentuar propozimin e Lulzim Bashës, për votën e Diasporës dhe listat e hapura.
Zonja Pacani tha se ky propozim i kreut të PD është shumë i vlefshëm dhe se duhej të ishte miratuar shumë vite më parë, duke theksuar se kjo nuk ka ndodhur, pasi politika i trembet votës së Diasporës.
“Jam shumë dakord, edhe pse shumë mendime nuk i ndaj si Lulzim Basha. Pse ne mos votojmë, pse mos jenë listat e hapura dhe votat elektronike? Kanë frikë ata. Unë kam qenë socialiste dhe mund të jem prapë. E vërteta është se prej që kur e mori pushtetin Rama, Shqipëria ka pasur një zhvillim. Vetëm se kanë ngelur pensionet në vend numëro dhe u rritën rrogat e deputetëve. Por zhvillim ka pasur, se ne dikur i kemi rënë rrugës nga Kakavija, ka qenë tmerr. Por pse kanë frikë nga vota e Diasporës.
Unë e kam kërkuar votën e Diasporës, në fakt kur erdhi Erion Veliaj vitin e parë unë i kam shkruar që na jepni të drejtën e votës. Dhe më tha do mundësohej vota e Diasporës. Por i tremben votës tonë, sepse në Diasporë ka njerëz shumë të zgjuar, kanë parë një jetë ndryshe, kanë ikur se nuk kanë qenë dakord me politikën. Unë jam shumë e revoltuar se pse nuk kanë ndihmuar disa qeveri që kanë kaluar, që ne të kemi një liri. Jam aq e revoltuar saqë të shkoj Shqipëri, të shes dhe atë shtëpi që kam. Diaspora ka shumë njerëz të mençur, të zotë që munden dhe t’i dalin zot, por mos të jenë të komanduar”, tha zonja Pacani./M.K-dritare.net