Proshuta, salsiçet dhe suxhuku janë të rrezikshme për jetën

Një studim i madh ka zbuluar se nëse në menynë tuaj të ushqimeve keni shumë produkte të përpunuara të mishit, si proshuta, salsiçet dhe suxhuku, një gjë e tillë mund t’ju dërgojë më herët drejt vdekjes.

Në analizë është përfshirë menyja ushqimore e gati 500 mijë meshkujve dhe femrave, të cilët janë sëmurë dhe kanë vdekur nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.

Studimi i bërë në vende të ndryshme të Evropës ka zbuluar se si mishi i përpunuar është fajtor për 1 në 30 vdekje.

Mu për shkak të kësaj, ekspertët kanë propozuar që njerëzit në menytë e tyre të përditshme ushqimore ta kufizojnë në 20 gramë konsumimin e produkteve të mishit në ditë.

Pas shumë studimesh që kanë shqyrtuar rastet e të sëmurëve dhe ushqyerjen e tyre, këto produkte të procesuara janë klasifikuar në kategorinë e më të rrezikshmëve, siç është plutoniumi.

Po çfarë është mishi i procesuar?
Mishi i procesuar është modifikuar, ose për të rritur kohën e ruajtjes së tij, ose për t’i ndryshuar shijen me metodat e tymosjes, duke i shtuar erëza, kripë, ose ruajtës artificial.
Thjesht të kalosh mishin në grirës nuk do të thotë që produkti i përftuar është mish i përpunuar, nëse ai nuk modifikohet më tej.

Mishi i përpunuar përfshin salsiçe, hot-dog, sallame, mish viçi të përpunuar dhe paketuar, proshutë, mish kutie dhe salca me mish. Janë kimikatet e shtuara gjatë përpunimit që mund të rrisin rrezikun e tumorit.

Gatimi me temperaturë të lartë si ato mbi skara, mund të krijojë gjithashtu kimikate të rrezikshme.

Por, sigurisht, mishi ka edhe vetitë e tij pozitive dhe prandaj nuk është këshilluar kurrë të hiqet nga përdorimi, por duhet konsumuar në sasi të vogla dhe të përpunohet e gatuhet në mënyrë të sigurt, që mos të ketë asnjë lloj pasoje në shëndet.

Exit mobile version