Protesta/ Banorët e Astirit rebelohen ndaj Ramës: I teket një zotërie me kollare dhe thotë do prishen shtëpitë

Vazhdon protesta e banorëve të Astirit, të cilët kanë bllokuar rrugën prej ditësh pas lajmit të shembjes së 317 ndërtesave që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor në zonën e Unazës së re.
Një nga banorët për Fax Newës tha se se kryeministri nuk ka asnjë të drejtë që të shembë ndërtesat në këtë zonë. Teksa kërkoi një zgjidhje ligjore të situatës, kërkoi më shumë seriozitet nga ana e qeverisë.protesta ne unaze e madhe
“Jam këtu për të mbrojtur ndërtesat e ndërtuara me djersë dhe dinjitet. Dhe siç e shikoni edhe fëmijët janë ndërgjegjësuar për këtë çështje. Nuk mund të dalë një kryeministër të thotë dilni ju se do të ndërtoj rrugën. Nuk mund t’i thuash një personi që ka 30 vjet që jeton aty, do ndërtohet rruga. U dha VKM-në dhe dëmshpërblime për minoritaret grekë që protestuan, ndërsa ne shqiptarët pse duhet të dalim të protestojmë. I teket një zotërie me kollare dhe i thotë do prishen shtëpitë, qeveria duhet t’i japë zgjidhje problemit. Unë kam 20 vite në këtë zonë. Preken 317 ndërtesa.

Kemi të drejtën ndërkombëtare të Konventës të së Drejtave të Njeriut. Është rasti që garanton që asnjë lloj tulle nuk mund të prekët, sepse cënon pronën private. Duhet të gjejmë edhe zgjidhje ligjore. Qytetarët nuk janë kundër që do të bëhet rruga. Kjo është protestë shumë qytetare që qeveria duhet ta shikojë më seriozitet. Nëqë ke guxim mos rri atje dhe dërgo mercenarët. Unë e njoh këtë zonë kamë shumë vjet që jetoj këtu. Është një zonë kozmopolike në kuptimin si ndërtohet kjo zonë”, u shpreh ai.
Një tjetër banor në protestë, teksa u çudit nga lajmi që është skualifikuar nga procesi i legalizmit kërkoi arsye për këtë vendim, duke theksuar se ka 20 vite në atë zonë.
“Jemi në proces legalizmi. Për çfarë arsye unë kam ardhur që në vitet 1999. Bashkia e Tiranës ofron një bonues qeraje, kjo është rren. Jam dakord që të bëhen rrugët e të gjitha të stabilizohem në një vend”, u shpreh ai.
Një ditë më parë kreu i ARRSH, Afrim Qendro e cilësoi projektin si më të rëndësishmin e 100 viteve dhe se janë identifikuar 327 objekte nga të cilat 163 janë në proces legalizimi. Qendro tha se nuk është bërë ende një përllogaritje e kostove që vjen nga ndërtimi I rrugës dhe shembja objekteve përgjatë gjithë Unazës së re.
“317 objekte, të cilat 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s’kualifikuar dhe 123 objekte janë me vërtetimi pronësie. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, u shpreh ai.

Exit mobile version