Protesta/ Banorët e Unazës së Re një mesazh për Ramën

Banorët e Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë ku kërkojnë nga Kryeministri dhe kreu i Bashkisë së Tiranës që të anullojnë projektin sepse sipas tyre, është korruptiv dhe dëmton pronat dhe bizneset e tyre.
“Prona është vetë jeta për njeriun por këta që janë në pushtet nuk duan t’ia dinë për pronat e qytetarëve të zakonshëm sepse të tyret nuk ua prek njeri”, tha njëri prej protestuesve
Ata u bëjnë thirrje ambasadave duke iu kërkuar që të jenë më aktive në mbështetje të qytetarëve.
“U bëjmë thirrje ambasadave që rrijnë e bëjnë sehir që të dalin në mbështetje të shqiptarëve, të shikojnë se çfarë po bën qeveria dhe ky palo kryeministër dhe të mos komentojnë pastaj arsyet se përse ikin shqiptarët nga vendi i tyre”.
Nën thirrjet ‘Edvin, hajdut, kazan, legen’, banorët e Unazës së re e kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen nga protesta deri sa të tërhiqet projekti korruptim. “Unaza e Re nuk do resht së protestuari deri në arrestimin e atyre që kanë kryer afera korruptive me këtë projekt”, u shprehen banorët.
Protestës së tyre i janë bashkuar si edhe ditët e tjera edhe përfaqësues të opozitës.

Artikulli paraprakQytetarët e Durrësit, pritje madhështore Bashës!
Artikulli tjetërJo vetëm Dako/ Së shpejti video të tjera që tregojnë se si i vjedhin votat “Rilindasit”