Banorët e Astirit nuk janë ndalur as sot, ndërsa protestojnë prej më shumë se dy muajsh kundër prishjes së shtëpive dhe bizneseve të tyre, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Ata deklarojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në anullimin e projektit duke iu bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që t’i mbështesin.
Një nga banorët bëri thirrje që qevria të tërhiqet nga ky projekt, përndryshe në Unazën e Re qeveritarët do të lënë kockat.
“Bëj thirrje të tëhiqen nga ky projekt, pasi po ju themi do të lini kockat në Unazë të Re. Këtu është çështje e shkeljes së të drejtave të njeriut. Bashkim Ulaj një oligark i fëlliqëm që ka marrë para publike nga qeveria. Ai duhet të ketë vendin në burg, por prokuroria dhe gjykatat tona jënë për të mbushur xhepat e tyre”, u shprehën banorët.
Në përkrahje të tyre kanë shkuar edhe deputetët e opozitës, ndër të cilët, Klevis Balliu i PD. Ai u shpreh se tashmë protestat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Edi Ramës.